Shqipëria Postuar më 28 Dhjetor 2022, 15:01

Si performoi ekonomia në 2022-shin? - Ibrahimaj: Vit i vështirë, çmimet morën “kthesë” në Nëntor

Nga SCAN TV
Si performoi ekonomia në 2022-shin? - Ibrahimaj: Vit i vështirë,

Vitit 2022 pritet të mbyllet me një rritje ekonomike në 3.7 për qind. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, në konferencën e fundit për media për 2022-shin, bëri një përmbledhje të ecurisë së ekonomisë ky e cilësoi si një vit të vështirë ddhe sfidues.

Ministrja u ndal edhe tek inflacioni, ku theksoi se për herë të parë gjatë këtij viti, ka shënuar një kthesë në muajin Nëntor, gjë që është sinjal pozitiv për të ardhmen.

Sa i takon pritshmërisë për vitin 2023, Ministrja bëri me dije se bazuar në të dhënat aktuale, rritja ekonomike parashikohet në 2.6 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat