Bota Postuar më 29 Dhjetor 2022, 10:42

Monedhat vijojnë qëndrueshmërinë - Volumi i shkëmbimeve tregtare është shumë i ulët për shkak të fundit të vitit

Nga SCAN TV
Monedhat vijojnë qëndrueshmërinë - Volumi i shkëmbimeve

Dollari amerikan po qëndron në rënie të lehtë edhe në sesionin e sotëm, ndërsa tregu po karakterizohet nga qëndrueshmëria sepse është tregtia e parafundit për këtë vit. Investitorët po shkojnë drejt vitit 2023 me optimizmin se qeveria kineze do të lehtësojë masat kundër Covid-19, pavarësisht rritjes së infektimeve.

Ndërkohë që Kina do të heqë karantinën për udhëtarët e huaj duke filluar nga data 8 janar, vende si Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe India deklaruan se do të kërkojnë testet e Covid për udhëtarët nga Kina. Euro po tregtohet e qëndrueshme në mbi 1.06 dollarë, ndërsa paundi po tregtohet në mbi 1.2 dollarë.

Edhe në sesionin e fundit të vitit pritet që luhatjet të jenë minimale. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 104.3. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 16,550 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1195 dollarë.

SCAN

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...