Nafta zgjeron humbjet - Rritja e infektimeve me Covid-19 në Kinë dëmton kërkesën

Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e një dite më parë, për shkak se rritja e infektimeve me Covid-9 në Kinë mund të dëmtojë kërkesën nga importuesja më e madhe e naftës në botë. Shkalla e shpërthimit të fundit të infektimeve dhe dyshimet mbi të dhënat zyrtare të qeverisë kineze kanë detyruar disa vende të vendosin rregulla të reja për udhëtarët që vijnë nga Kina.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 82 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 78 dollarë për fuçi. Ndërkohë, tregjet parashikojnë edhe një tjetër rritje të normës bazë të interesit në Shtetet e Bashkuara për të parandaluar rritjen e çmimeve. Referuar të dhënave të tjera, rezervat e naftës bruto në SHBA ranë më pak se parashikimet gjatë javës që u mbyll më 23 dhjetor.
Rezervat e naftës ranë me 1.3 milionë fuçi, ndërsa analistët parashikonin një rënie me 1.5 milionë fuçi. Gjithsesi, tregjet kanë gjetur një mbështetje nga deklarata e presidentit rus, Vladimir Putin, i cili tha se duke filluar nga 1 shkurti, për një periudhë 5 mujore, do të ndalohen eksportet ndaj vendeve që vendosën tavan mbi çmimet.
SCAN
Sondazh

Monedhat vijojnë qëndrueshmërinë - Volumi i shkëmbimeve tregtare është shumë i ulët për shkak të fundit të vitit
Dollari amerikan po qëndron në rënie të lehtë edhe në sesionin e sotëm, ndërsa tregu po karakterizohet nga qëndrueshmëria sepse është tregtia e parafundit për......

Bursat europiane i rikthehen humbjeve - Vit i vështirë për tregjet e aksioneve për shkak të inflacionit të lartë
Tregjet europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po presin vitin 2023 për të qenë më aktivë. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e......

JUMBO Albania rinovon Kopshtin 10 në Vlorë - Liço: Fëmijët këtë vit po festojnë me një miniamfiteatër dhe një kënd të ri lojërash
Si asnjëherë tjetër, fëmijët e Kopshtit Numër 10 në Vlorë, po i i zhvillojnë aktivitetet festive të fundvitit në një miniamfiteatër, në një ambjent tërësisht......

Ekspertët: Ekonomia globale po shkon drejt një dekade rritjeje të ngadaltë!
Ekonomia globale ka të ngjarë të përballet me një dekadë rritjeje të ngadaltë, sipas ekspertëve. Ekonomitë në mbarë botën janë përballur me një sërë goditjesh......

Putin përpiqet të minojë kufirin e çmimit të naftës ndërsa tregjet globale të energjisë mbeten në kaos!
Njoftimi i Rusisë për një ndalim të eksportit të naftës për vendet që respektojnë kufirin e çmimit të G-7 është shenja më e fundit se ne kemi hyrë në një epokë......

Interesat e bonove të thesarit shënojnë ulje - Tërhiqen investitorët, Qeveria emeton 16.3 miliardë lekë, por blihen 10 miliardë!
Pas një rritje të pandërprerë që nga vera e këtij viti, për herë të dytë bonot e thesarit me maturim 12 mujor kanë shënuar rënie të normave të interesit. Në......

Si performoi ekonomia në 2022-shin? - Ibrahimaj: Vit i vështirë, çmimet morën “kthesë” në Nëntor
Vitit 2022 pritet të mbyllet me një rritje ekonomike në 3.7 për qind. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, në konferencën e fundit për media për 2022-shin,......

“Energjia, progres i moderuar” - Kritikat e Komunitetit të Energjisë: Duhet bërë më tepër për rritjen e konkurrencës
Shqipëria ka arritur progres të moderuar për sa i përket reformave në sektorin e energjisë elektrike dhe tregun e gazit”. Ky është vlerësimi i Komunitetit të......