“Gra të papuna, me tre apo më shumë fëmijë të moshës deri në 18 vjeç”- Publikohet procedura e aplikimit dhe përfitimit nga programi i shtetit

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Fletoren Zyrtare është miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave procedura e aplikimit dhe përfitimit nga programi i mbrojtjes së veçantë nga shteti, për gratë e papuna, me tre apo më shumë fëmijë të moshës deri në 18 vjeç.
Referuar njoftimit është bërë me dije se gratë e papuna, me tre apo më shumë fëmijë të moshës deri në 18 vjeç, ku njeri prej fëmijëve është nën moshën 5 vjeç dhe familja ka të ardhura nën 100 mijë lekë bruto në muaj, të cilat janë kategori ekonomikisht joaktive, do të mbulohen nga skema e sigurimit të detyrueshëm shoqëror dhe shëndetësor dhe pagesa e kontributeve të tyre financohet nga buxheti i shtetit, për periudhën e kujdesit ndaj fëmijës deri në moshën 5-vjeçare.
Aplikimi dhe verifikimi për përfshirje në programin e veçantë të subvencionit nga shteti për pagesat e sigurimit të detyrueshëm shoqëror dhe shëndetësor bëhet në mënyrë elektronike, përmes shërbimit elektronik qeveritar e-Albania.
Lista e përfituesve do të gjenerohet nëpërmjet Regjistrit Kombëtar Elektronik të Ndihmës Ekonomike në nivelin qendror të Shërbimit Social Shtetëror.
Lista e përfituesve verifikohet automatikisht brenda datës 25 të çdo muaji për përmbushjen e kritereve të përcaktuara në pikën 1 të këtij udhëzimi.
Shërbimi Social Shtetëror, brenda datës 20 të çdo muaji pasardhës, përgatit listëpagesën me kontributet shoqërore dhe shëndetësore të personave që rezultojnë përfitues, ia përcjell Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, si edhe kryen pagesën sipas legjislacionit në fuqi.
Shërbimi Social Shtetëror të bashkëpunojë me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Institutin e Sigurimeve Shoqërore, Fondin e Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor dhe Agjencinë Kombëtare të Shkëmbimit të Informacionit për procedurat e përcaktuara në këtë udhëzim.
Shërbimi Social Shtetëror është ngarkuar për zbatimin e këtij udhëzimi. Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet nga data 1.1.2023.
SCAN
Sondazh

Exxon përpiqet të bllokojë taksën e re të BE-së për kompanitë e naftës!
Exxon Mobil po padit Bashkimin Europian në një përpjekje për të detyruar bllokun të heqë taksën e re të papritur mbi kompanitë e naftës, sipas raporteve të......

Leku vijon të mbetet i fortë ndaj valutave kryesore – Humbje e fortë e Dollarit, Euros, Paundit e Frangës!
Dollari amerikan ka pësuar sërish zbritje të kuotës edhe këtë të enjte teksa është blerë me 105.9 lekë dhe është shitur me 107.1 lekë sipas kursit të këmbimit......

Nafta zgjeron humbjet - Rritja e infektimeve me Covid-19 në Kinë dëmton kërkesën
Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e një dite më parë, për shkak se rritja e infektimeve me Covid-9 në Kinë mund të......

Monedhat vijojnë qëndrueshmërinë - Volumi i shkëmbimeve tregtare është shumë i ulët për shkak të fundit të vitit
Dollari amerikan po qëndron në rënie të lehtë edhe në sesionin e sotëm, ndërsa tregu po karakterizohet nga qëndrueshmëria sepse është tregtia e parafundit për......

Bursat europiane i rikthehen humbjeve - Vit i vështirë për tregjet e aksioneve për shkak të inflacionit të lartë
Tregjet europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po presin vitin 2023 për të qenë më aktivë. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e......

JUMBO Albania rinovon Kopshtin 10 në Vlorë - Liço: Fëmijët këtë vit po festojnë me një miniamfiteatër dhe një kënd të ri lojërash
Si asnjëherë tjetër, fëmijët e Kopshtit Numër 10 në Vlorë, po i i zhvillojnë aktivitetet festive të fundvitit në një miniamfiteatër, në një ambjent tërësisht......

Ekspertët: Ekonomia globale po shkon drejt një dekade rritjeje të ngadaltë!
Ekonomia globale ka të ngjarë të përballet me një dekadë rritjeje të ngadaltë, sipas ekspertëve. Ekonomitë në mbarë botën janë përballur me një sërë goditjesh......

Putin përpiqet të minojë kufirin e çmimit të naftës ndërsa tregjet globale të energjisë mbeten në kaos!
Njoftimi i Rusisë për një ndalim të eksportit të naftës për vendet që respektojnë kufirin e çmimit të G-7 është shenja më e fundit se ne kemi hyrë në një epokë......