Europa Postuar më 29 Dhjetor 2022, 14:45

Finlandezët marrin masa për kursimin e energjisë - Përgatitjet e tyre kanë nisur që në stinën e verës

Nga SCAN TV
Finlandezët marrin masa për kursimin e energjisë -

Finlandezët po grumbullojnë dru zjarri dhe po rindërtojnë shtëpitë e tyre me synimin për të reduktuar konsumin energjisë, në një kohë që përgatiten të bashkëjetojnë me faturat e larta të energjisë ose me mungesën e furnizimit për periudha të shkurtra apo të gjata këtë vit.

Lidhjet energjitike të Finlandës me Rusinë u ndërprenë në muajin maj pas pushtimit të Moskës në Ukrainë, duke i dhënë fund importeve të energjisë dhe gazit. Vendi skandinav ka përjetuar gjithashtu probleme teknike duke parandaluar fillimin e prodhimit të rregullt nga një central i ri bërthamor vendas OLKILUOTO 3, duke shkaktuar paralajmërime për ndërprerje të aktivitetit.

Ministria e Çështjeve Ekonomike konfirmoi se Finlanda siguronte një të tretën e energjisë që i duhej nga Rusia, ndërsa aktualisht furnizimet janë në nivelin zero.

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Finlandës kanë mbetur të tensionuara pasi Moska paralajmëroi vazhdimisht Helsinkin kundër anëtarësimit në NATO. Ministria e jashtme ruse deklaroi se nëse një gjë e tillë ndodhte, do të kishte pasoja të rënda ushtarake dhe politike.

Në 5 korrik të këtij viti, 30 vendet aleate të NATO-s nënshkruan një protokoll pranimi për Finlandën dhe Suedinë, duke i lejuar ata të bashkohen me aleancën e sapo parlamentet përkatëse të ratifikojnë vendimin. Ky do të ishte zgjerimi në i rëndësishëm i aleancës që nga vitet ’90.

Që në stinën e verës finlandezët kanë filluar të reagojnë ndaj situatës. Kostot e drurit, transportit dhe ngrohjes janë rritur, me një metër kub dru zjarri që kushton tani 120 euro, nga 85-90 euro para krizës.

Në 27 dhjetor presidenti rus Vladimir Putin reagoi ndaj një kufiri të çmimeve perëndimore, duke nënshkruar një dekret që ndalon furnizimin me naftë dhe produkte të naftës për vendet që zbatojnë këtë kufi nga 1 shkurti për pesë muaj.

Dorina Kurtaj / SCAN

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat