PBB globale kaloi 100 trilionë dollarë këtë vit - Ekonomitë aziatike si Kina dhe India pritet të kenë rritjen më të shpejtë në të ardhmen

Pavarësisht goditjeve të njëpasnjëshme që mori gjatë vitit 2022, ekonomia botërore kaloi për herë të parë 100 trilionë dollarë dhe së shpejti pritet të dyfishohet. Por, vitin e ardhshëm ekonomia botërore pritet të rrëshqasë në recesion për shkak të rritjes së normave të interesit, siç kanë paralajmëruar tashmë organizatat më të mëdha ndërkombëtare, FMN, Banka Botërore dhe OECD.
Këtyre vlerësimeve u shtohet edhe ai i Qendrës për Kërkime Ekonomike dhe Biznes (CEBR), në institutin britanik ekonomik dhe të konsulencës, që zbuloi se në mes të luftës në Ukrainë, përshpejtimit të inflacionit në mbarë botën dhe bllokimeve të ashpra në Kinë, ekonomia globale shpresohet të arrijë në 102 trilionë dollarë. Frenimi i inflacionit dhe kufizimi i tij në nivelet e dëshiruara do të ketë një kosto dhe kjo do të jetë rritja e dobët e ekonomisë botërore në vitet e ardhshëm.
Pavarësisht parashikimit të tij për një recesion të afërt global, Qendra britanike projekton që deri në vitin 2037 ekonomia globale do të dyfishohet në 206 trilionë dollar. Por, ajo do t'i detyrohet kryesisht rritjes dinamike të ekonomive në zhvillim, kryesisht në Azi dhe mbi të gjitha në Kinë dhe Indi, të cilat po i afrohen nivelit të ekonomive të konsideruara tradicionalisht të pasura dhe tentojnë t'i tejkalojnë ato. Kështu, vlerësohet se në vitin 2037 vendet e Azisë Lindore dhe rajoni më i gjerë i Paqësorit do të përfaqësojnë më shumë se 1/3 e PBB-së globale, ndërsa pjesa e Europës në ekonominë globale do të jetë tkurrur në më pak se 20%.
Qendra britanike paralajmëron për ndikimin ekonomik të rreziqeve gjeopolitike, duke theksuar se ngjitja e Kinës si ekonomia numër një në botë mund të vonohet më tej nëse Pekini kërkon të dominojë Tajvanin, duke u përballuar me sanksione tregtare nga Perëndimi. Ekspertët paralajmërojnë, kështu, se "efektet e një lufte ekonomike midis Kinës dhe Perëndimit do të jenë të shumëfishta dhe shumë më serioze sesa ato të shkaktuara nga pushtimi rus i Ukrainës".
Qendra britanike vlerëson se deri në vitin 2035, PBB e Indisë do të ketë arritur në 10 trilionë USD dhe do të jetë ekonomia e tretë më e madhe në botë. Ekonomitë në zhvillim me burime natyrore strategjike, si karburantet fosile, do të vazhdojnë të luajnë një rol kyç. Për sa i përket ekonomive europiane, parashikohet se Gjermania do të jetë ekonomia e 4-të më e madhe në botë në vetëm tre vjet dhe do të ngjitet në vendin e tretë duke zhvendosur Japoninë në vitin 2032. Në raport përmendet veçanërisht Rusia e cila ishte në vendin e 9-të në ekonominë botërore në vitin 2022.
Dorian Koça / SCAN
Sondazh

Finlandezët marrin masa për kursimin e energjisë - Përgatitjet e tyre kanë nisur që në stinën e verës
Finlandezët po grumbullojnë dru zjarri dhe po rindërtojnë shtëpitë e tyre me synimin për të reduktuar konsumin energjisë, në një kohë që përgatiten të......

Zhduken prodhimet bio në Gjermani - Për herë të parë tregu pëson tkurrje për shkak të çmimeve të larta
Në Gjermani konsumatorët duket se blejnë gjithnjë e më pak prodhime biologjike, ose i blejnë vetëm në supermarkete normale kur janë në ofertë. Moda e dyqaneve......

Rrufeja në Nebraska zbulon një mineral të ri - Kristali përbëhet prej një materiali ende të panjohur
Një shkarkesë elektrike e ndjekur nga një rrufe, është në origjinën e një materiali të ri të jashtëzakonshëm dhe ende të panjohur deri tani. Lajmi është......

Euro dhe Paundi bllokojnë kanalizimet! - Autoritetet ukrainase kanë mbledhur rreth 70 mijë euro deri më tani!
Në qytezën e Lanovtsi – në rajonin e Ternopil në perëndim të Ukrainës – i tërë rrjeti i kanalizimeve të ujërave të zeza është bllokuar, aq sa u desh ndërhyrja......

Apple dhe Tesla: Aksionet e teknologjisë bien ndjeshëm. Shkak, problemet e furnizimit!
Aksionet e Apple dhe Tesla kanë rënë për shkak të shqetësimeve në rritje për vonesat në linjat e tyre të prodhimit në Kinë. Aksionet e Apple arritën pikën e......

Vendi 'më i rëndësishëm' i artit që nga Opera House - Hapet për vizitorët kompleksi i galerive prej 230 milionë dollarë!
Në një rezervuar karburanti të kohës së Luftës së Dytë Botërore thellë poshtë Sidneit, aroma e benzinës ende duket sikur ’varet’ në ajër. Dritat pulsuese......

Ndërtesat e reja që do të formësojnë botën në vitin 2023!
Viti i fundit në arkitekturë do të mbahet mend si një nga të parët, që nga rrokaqiell i parë "i ripërtërirë" në botë që fitoi Ndërtesën Botërore të Vitit tek i......

Traditat e fund vitit në të gjithë botën – Si disa vende festojnë ndryshe nga të tjerët
Në mënyrë të pabesueshme, është përsëri ajo kohë e vitit. Ne nuk do të themi ‘koha më e mrekullueshme’, sepse për shumë këtë vit, realiteti i Krishtlindjeve......