“PPP në shëndetësi, 47.5 mln euro për shërbime të pakryera” - Raporti: Për 4 kontratat janë dhënë 189 mln euro, investimet e tyre as 9% e shumës

5.6 mld lekë apo 47.5 milion euro është vlera që kanë përfituar katër kontratat e partneritetit publik privat në shëndetësi për shërbime të pakryera e në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
Kjo është një prej gjetjeve të raportit analitik të hartuar nga organizata “Together for Life”, që bazohet në raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.
Studimi merr në konsidratë 4 koncesionet e e dhëna nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2015-2020, e më konkretisht sterilizimin, dializën, check-up-in dhe laboratorët, vlera e të cilave arrin në 45,5 miliardë lekë ose 376 milionë euro. Deri në fund të vitit 2022 kompanitë mbajtëse të këtyre koncesioneve kanë përfituar 22.3 miliardë lekë (189 milionë euro) ose 50% të vlerës totale, ndërkohë që vlera e investimeve është shumë e ulët në raport me të ardhurat që kanë kompanitë.
Sipas raportit, për të gjithë periudhën e koncesionit, të katër kontratat do të përfitojnë nga buxheti i shtetit 45,4 miliardë lekë pa TVSH, por ndërkohë investimet që ato parashikojnë nuk janë më shumë se 4,3 miliardë lekë ose rreth 9% e fondeve të përfituara. “Vlerën më të ulët të investimit në raport me të ardhurat e ka koncesioni i Checkup.
Kompania ka parashikuar të investojë vetëm 1,9% të të ardhurave”, - thuhet ndër të tjera në raport. Po ashtu, vlerësohet se katër kontratat koncesionare, janë shndërruar në barrë për buxhetin e shëndetësisë, duke ndikuar në një shpërndarje jo te drejtë të fondeve në shërbime jo prioritare, ndërkohë që sistemi shëndetësor shqiptar historikisht ka vuajtur nga nën-financimi.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

“Bizneset, pagesë për trajnim stafi” - Direktivat e BE: Investoni në teknologjinë e informacionit, jeni shumë pas!
Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe emigrimi masiv është kthyer në një problem shqetësues për bizneset. Por një ndër difektet kryesore lidhet edhe më......

Ekonomia e Kosovës, rritje 2,9% këtë vit - Parashikimet e Bankës Qendrore tregojnë për ngadalësim të konsumit
Projeksionet e Bankës Qendrore të Kosovës për vitin 2022 sugjerojnë rritje reale ekonomike prej 2.9%. Ky parashikim bazohet në dinamikat që karakterizuan......

PBB globale kaloi 100 trilionë dollarë këtë vit - Ekonomitë aziatike si Kina dhe India pritet të kenë rritjen më të shpejtë në të ardhmen
Pavarësisht goditjeve të njëpasnjëshme që mori gjatë vitit 2022, ekonomia botërore kaloi për herë të parë 100 trilionë dollarë dhe së shpejti pritet të......

Finlandezët marrin masa për kursimin e energjisë - Përgatitjet e tyre kanë nisur që në stinën e verës
Finlandezët po grumbullojnë dru zjarri dhe po rindërtojnë shtëpitë e tyre me synimin për të reduktuar konsumin energjisë, në një kohë që përgatiten të......

Zhduken prodhimet bio në Gjermani - Për herë të parë tregu pëson tkurrje për shkak të çmimeve të larta
Në Gjermani konsumatorët duket se blejnë gjithnjë e më pak prodhime biologjike, ose i blejnë vetëm në supermarkete normale kur janë në ofertë. Moda e dyqaneve......

Rrufeja në Nebraska zbulon një mineral të ri - Kristali përbëhet prej një materiali ende të panjohur
Një shkarkesë elektrike e ndjekur nga një rrufe, është në origjinën e një materiali të ri të jashtëzakonshëm dhe ende të panjohur deri tani. Lajmi është......

Euro dhe Paundi bllokojnë kanalizimet! - Autoritetet ukrainase kanë mbledhur rreth 70 mijë euro deri më tani!
Në qytezën e Lanovtsi – në rajonin e Ternopil në perëndim të Ukrainës – i tërë rrjeti i kanalizimeve të ujërave të zeza është bllokuar, aq sa u desh ndërhyrja......

Apple dhe Tesla: Aksionet e teknologjisë bien ndjeshëm. Shkak, problemet e furnizimit!
Aksionet e Apple dhe Tesla kanë rënë për shkak të shqetësimeve në rritje për vonesat në linjat e tyre të prodhimit në Kinë. Aksionet e Apple arritën pikën e......