1.8 mln euro “dëmshpërblim” për qytetarët në raste emergjencash - Nga aksidentet, tek fatkeqësitë natyrore. Financat marrin përgjegjësi pa vendim qeverie

Ministria e Financave do të ketë të drejtë t’i përgjigjet në mënyrë të menjëheshme nevojave emergjente me të cilat përballen qytetarët deri në vlerën 200 milionë lekë apo 1.8 milionë euro, pa pasur nevojë që vendimi të merret në qeveri.
Referuar vendimit të miratuar së fundmi nga Këshilli i Ministrave, mbi “mbi procedurat e menaxhimit të investimeve publike”, i cili i shtrin efektet nga 1 Janari 2023, në ligj përfshihet një risi që ka të bëjë me shpenzime kapitale për emergjenca, të cilat janë shpenzimet që bëhen për t’iu përgjigjur një nevoje të menjëhershme për investime publike, si rezultat i krizës humanitare dhe/ose një aksidenti madhor në një zonë ose objekt të caktuar, një fenomen i rrezikshëm natyror apo i shkaktuar nga njeriu, fatkeqësi natyrore ose ekologjike (mjedisore), epidemi, përdorim të armëve që shkaktojnë ose mund të çojnë në viktima njerëzore, dëme të konsiderueshme për shëndetin e njerëzve dhe mjedisin.
Në këto raste, “Njësitë e qeverisjes qendrore përgatitin propozimet në çdo kohë dhe i paraqesin të shoqëruara me dokumentacionin e kërkuar. Ministria përgjegjëse për financat shqyrton dhe miraton, duke i përfshirë në Projekt Buxhetin Aafatmesëm apo buxhetin vjetor, vetëm projektet emergjente të propozuara me vlerë, deri në 200 milionë lekë. Në rastet kur vlera e projekteve emergjente të propozuara tejkalon vlerën 200 dyqind milionë lekë, këto propozime përcillen për miratim me vendim të Këshillit të Ministrave.
Dhe vetëm pas miratimit, ministria përgjegjëse për financat i përfshin në PBA apo buxhetin vjetor”. Po ashtu, ligji specifikon edhe rastet e investimeve strategjike, ku theksohet se “Projektet e reja të investimeve publike mbi vlerën kufi të vendosur me udhëzim nga ministri përgjegjës për financat klasifikohen si projekte investimi me rëndësi strategjike dhe i nënshtrohen procesit të vlerësimit për përfshirjen e tyre në Listën Unike të Projekteve me Rëndësi Kombëtare.
Këto projekte investimi përfshihen në PBA-në apo buxhetin vjetor në përputhje me hapësirën fiskale, vetëm pasi të jenë bërë pjesë e listës unike të projekteve me rëndësi kombëtare, të rankuar dhe të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Shumë para’ jashtë bankave, BSH injekton miliarda lekë - 16 operacione likuiditeti. Në verë paraja në qarkullim u rrit në total 9 miliardë lekë
Përgjatë gjithë vitit 2022, Banka e Shqipërisë ka qenë e deyturuar të injektojë vazhdimisht likuiditet në sistemin bankar për shkak të niveleve shumë ta larta......

Online betting returns in 2023. How much will the government earn from this industry?
At the beginning of next year, the draft for the return of online betting will also be discussed. This initiative is expected to be finalized in the first......

“PPP në shëndetësi, 47.5 mln euro për shërbime të pakryera” - Raporti: Për 4 kontratat janë dhënë 189 mln euro, investimet e tyre as 9% e shumës
5.6 mld lekë apo 47.5 milion euro është vlera që kanë përfituar katër kontratat e partneritetit publik privat në shëndetësi për shërbime të pakryera e në......

“Bizneset, pagesë për trajnim stafi” - Direktivat e BE: Investoni në teknologjinë e informacionit, jeni shumë pas!
Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe emigrimi masiv është kthyer në një problem shqetësues për bizneset. Por një ndër difektet kryesore lidhet edhe më......

Ekonomia e Kosovës, rritje 2,9% këtë vit - Parashikimet e Bankës Qendrore tregojnë për ngadalësim të konsumit
Projeksionet e Bankës Qendrore të Kosovës për vitin 2022 sugjerojnë rritje reale ekonomike prej 2.9%. Ky parashikim bazohet në dinamikat që karakterizuan......

PBB globale kaloi 100 trilionë dollarë këtë vit - Ekonomitë aziatike si Kina dhe India pritet të kenë rritjen më të shpejtë në të ardhmen
Pavarësisht goditjeve të njëpasnjëshme që mori gjatë vitit 2022, ekonomia botërore kaloi për herë të parë 100 trilionë dollarë dhe së shpejti pritet të......

Finlandezët marrin masa për kursimin e energjisë - Përgatitjet e tyre kanë nisur që në stinën e verës
Finlandezët po grumbullojnë dru zjarri dhe po rindërtojnë shtëpitë e tyre me synimin për të reduktuar konsumin energjisë, në një kohë që përgatiten të......

Zhduken prodhimet bio në Gjermani - Për herë të parë tregu pëson tkurrje për shkak të çmimeve të larta
Në Gjermani konsumatorët duket se blejnë gjithnjë e më pak prodhime biologjike, ose i blejnë vetëm në supermarkete normale kur janë në ofertë. Moda e dyqaneve......