Shumë para’ jashtë bankave, BSH injekton miliarda lekë - 16 operacione likuiditeti. Në verë paraja në qarkullim u rrit në total 9 miliardë lekë

Përgjatë gjithë vitit 2022, Banka e Shqipërisë ka qenë e deyturuar të injektojë vazhdimisht likuiditet në sistemin bankar për shkak të niveleve shumë ta larta të parasë në qarkullim. Dy ditë para fundit të vitit banka Shqiptare ka bërë publike Operacione në tregun e hapur dhe faktorët që kanë ndikuar mungesën e likuiditetit në sistemin bankar. Bie në sy se nga korriku, Banka e Shqipërisë ka kryer 16 operacione injektimi likuiditeti për shkak të mungesës në sistemin bankar.
Injektimi mesatar ditor nëpërmjet operacioneve injektuese të likuiditetit me maturim 1-13 javë ka qenë 43.8 miliardë lekë, me një rënie minimale për 180 milionë lekë nga niveli i 3-mujorit të mëparshëm dhe mbi mesataren e 12 muajve të fundit prej 40.2 miliardë lekësh. Mungesa ka ruajtur prirjen rritëse, duke qëndruar pranë niveleve maksimale prej 47 miliardë lekësh në fund të periudhës.
Në 2 muajt e parë të periudhës, rritja e parasë në qarkullim për në total 9 miliardë lekë ka qenë faktori kryesor i mungesës së lartë, ndërsa gjatë muajit shtator, kur paraja në qarkullim ka rënë me 6.16 miliardë lekë, akumulimi i likuiditetit në llogarinë e qeverisë ka mbajtur mungesën e likuiditetit në nivele të larta. Llogaria e qeverisë është rritur me 4.4 miliardë lekë gjatë muajit shtator dhe MFE-ja ka ulur marrëveshjen SËAP për 8.18 miliardë lekë në datën 15 shtator.
Në funksion të operacioneve për administrimin e likuiditetit të sistemit bankar, Banka e Shqipërisë ka përdorur instrumentin e saj kryesor, marrëveshjen e anasjelltë të riblerjes me maturim njëjavor për mesatarisht 24.3 miliardë lekë, kundrejt 30.3 miliardë lekëve dhe 20.1 miliardë lekëve në periudhat paraardhëse ose 55.4%. Injektimet 3-mujore janë mbajtur pothuaj të pandryshuara rreth nivelit 19.50 miliardë lekë.
Lorenc Rabeta/ SCAN
Sondazh

Online betting returns in 2023. How much will the government earn from this industry?
At the beginning of next year, the draft for the return of online betting will also be discussed. This initiative is expected to be finalized in the first......

“PPP në shëndetësi, 47.5 mln euro për shërbime të pakryera” - Raporti: Për 4 kontratat janë dhënë 189 mln euro, investimet e tyre as 9% e shumës
5.6 mld lekë apo 47.5 milion euro është vlera që kanë përfituar katër kontratat e partneritetit publik privat në shëndetësi për shërbime të pakryera e në......

“Bizneset, pagesë për trajnim stafi” - Direktivat e BE: Investoni në teknologjinë e informacionit, jeni shumë pas!
Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe emigrimi masiv është kthyer në një problem shqetësues për bizneset. Por një ndër difektet kryesore lidhet edhe më......

Ekonomia e Kosovës, rritje 2,9% këtë vit - Parashikimet e Bankës Qendrore tregojnë për ngadalësim të konsumit
Projeksionet e Bankës Qendrore të Kosovës për vitin 2022 sugjerojnë rritje reale ekonomike prej 2.9%. Ky parashikim bazohet në dinamikat që karakterizuan......

PBB globale kaloi 100 trilionë dollarë këtë vit - Ekonomitë aziatike si Kina dhe India pritet të kenë rritjen më të shpejtë në të ardhmen
Pavarësisht goditjeve të njëpasnjëshme që mori gjatë vitit 2022, ekonomia botërore kaloi për herë të parë 100 trilionë dollarë dhe së shpejti pritet të......

Finlandezët marrin masa për kursimin e energjisë - Përgatitjet e tyre kanë nisur që në stinën e verës
Finlandezët po grumbullojnë dru zjarri dhe po rindërtojnë shtëpitë e tyre me synimin për të reduktuar konsumin energjisë, në një kohë që përgatiten të......

Zhduken prodhimet bio në Gjermani - Për herë të parë tregu pëson tkurrje për shkak të çmimeve të larta
Në Gjermani konsumatorët duket se blejnë gjithnjë e më pak prodhime biologjike, ose i blejnë vetëm në supermarkete normale kur janë në ofertë. Moda e dyqaneve......

Rrufeja në Nebraska zbulon një mineral të ri - Kristali përbëhet prej një materiali ende të panjohur
Një shkarkesë elektrike e ndjekur nga një rrufe, është në origjinën e një materiali të ri të jashtëzakonshëm dhe ende të panjohur deri tani. Lajmi është......