Rriten dëmet nga aksidentet, 39 milionë dollarë deri në nëntor - Kriza ka rritur edhe mesataren e dëmshpërblimeve që paguajnë kompanitë e sigurimeve

Rritja e çmimeve për shkak të krizës globale po shfaqet edhe në tregun e sigurimeve. Dëri në nëtor të këtij viti, kompanitë e sigurimeve kanë paguar rreth 39 milionë dollarë në formën e dëmshpërblimeve të mjeteve të përfshira në askisdente.
E dhëna vjen përmes Autoriteteit të Mbikqyrjes Financiare, e cila sapo ka piublikuar të dhënat e tregut të sigurimeve për periudhën janar-nëntor të këtij viti. Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën janar-nëntor 2022 kapën vlerën 3,9 miliardë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 9.96% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Më specifikisht dëmi mesatar në zërin MTPL e brendshme nga 180 mijë lekë në vitin e shkuar, është ngjitur në 193 mijë lekë për këtë vit, me një ngritje prej 7.64%.
Ndërkaq, primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-nentor 2022 arritën rreth 11,6 miliardë lekë, ose 9.50% më shumë se në periudhën janar-nëntor 2021. Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-nëntor 2022, pati një rritje prej 5.51% të vëllimit të primeve të shkruara bruto.
Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 3.02% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Produkti Karton Jeshil në periudhën janar-nëntor 2022 pati një rritje prej 38.85% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 59.79% krahasuar me periudhën janar-nentor 2021.
Ndërsa produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar-nëntor 2022, pati një rritje 11.39% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-nëntor 2021. Edhe numri i kontratave u rrit me 21.24%.
Lorenc Rabeta/ SCAN
Sondazh

1.8 mln euro “dëmshpërblim” për qytetarët në raste emergjencash - Nga aksidentet, tek fatkeqësitë natyrore. Financat marrin përgjegjësi pa vendim qeverie
Ministria e Financave do të ketë të drejtë t’i përgjigjet në mënyrë të menjëheshme nevojave emergjente me të cilat përballen qytetarët deri në vlerën 200......

Shumë para’ jashtë bankave, BSH injekton miliarda lekë - 16 operacione likuiditeti. Në verë paraja në qarkullim u rrit në total 9 miliardë lekë
Përgjatë gjithë vitit 2022, Banka e Shqipërisë ka qenë e deyturuar të injektojë vazhdimisht likuiditet në sistemin bankar për shkak të niveleve shumë ta larta......

Online betting returns in 2023. How much will the government earn from this industry?
At the beginning of next year, the draft for the return of online betting will also be discussed. This initiative is expected to be finalized in the first......

“PPP në shëndetësi, 47.5 mln euro për shërbime të pakryera” - Raporti: Për 4 kontratat janë dhënë 189 mln euro, investimet e tyre as 9% e shumës
5.6 mld lekë apo 47.5 milion euro është vlera që kanë përfituar katër kontratat e partneritetit publik privat në shëndetësi për shërbime të pakryera e në......

“Bizneset, pagesë për trajnim stafi” - Direktivat e BE: Investoni në teknologjinë e informacionit, jeni shumë pas!
Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe emigrimi masiv është kthyer në një problem shqetësues për bizneset. Por një ndër difektet kryesore lidhet edhe më......

Ekonomia e Kosovës, rritje 2,9% këtë vit - Parashikimet e Bankës Qendrore tregojnë për ngadalësim të konsumit
Projeksionet e Bankës Qendrore të Kosovës për vitin 2022 sugjerojnë rritje reale ekonomike prej 2.9%. Ky parashikim bazohet në dinamikat që karakterizuan......

PBB globale kaloi 100 trilionë dollarë këtë vit - Ekonomitë aziatike si Kina dhe India pritet të kenë rritjen më të shpejtë në të ardhmen
Pavarësisht goditjeve të njëpasnjëshme që mori gjatë vitit 2022, ekonomia botërore kaloi për herë të parë 100 trilionë dollarë dhe së shpejti pritet të......

Finlandezët marrin masa për kursimin e energjisë - Përgatitjet e tyre kanë nisur që në stinën e verës
Finlandezët po grumbullojnë dru zjarri dhe po rindërtojnë shtëpitë e tyre me synimin për të reduktuar konsumin energjisë, në një kohë që përgatiten të......