Shqipëria Postuar më 30 Shtator 2022, 11:38

Stinë përmbytjesh, por shumë pak të siguruar - Të dhënat zyrtare të AMF/ janar-gusht, portofoli i pronës në total 23 milionë dollarë

Nga SCAN TV

Ndërsa gjatë shtatorit janë shënuar reshje të dendura në gjithë territorin, rezulton shumë i ulët niveli i sigurimeve nga fatkeqësitë natyrore. Deri në fund të gushtit, raportohen në total vetëm 23 milionë dollarë të paguara nga bizneset e individët shqiptarët për sigurimin e pronave.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë periudhës janar-gusht 2022 siguruan mbi 2,3 Miliardë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 67.96%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 22.98% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë periudhës janar-gusht 2022, vihet re një rritje prej 5 e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 5.79% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-gusht 2021, por që gjithësesi shumë e ulët duke parë ekspozimin e lartë ndaj fatkeqësive natyrore në vend.

Sa i përket tregut në total, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-gusht 2022 kapën vlerën 13,8 miliardë lekë, ose 9.53% më shumë se në janar-gusht 2021. Gjatë periudhës janar-gusht 2022, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 867,266  me një rritje prej 16.41% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkaq, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 4,172 milionë lekë, ose 9.74% më pak se në periudhën janar-gusht 2021. Kjo ka ardhur kryesisht për shkak të vijimit të pagesave të dëmeve nga tërmetet e funditvitit 2019 përgjatë vitit 2021.

Lorenc Rabeta / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat