Shqipëria Postuar më 22 Prill 2023, 11:49

SPAK, 422 procedime për korrupsion, dominojnë tenderat - 208 të pandehur, 92 dosje për procedura prokurimi, 86 për shpërdorim detyre

Nga SCAN TV
SPAK, 422 procedime për korrupsion, dominojnë tenderat - 208 të

Gjatë vitit 2022 Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka regjistruar 422 procedime penale në fushën e korrupsionit, shifër kjo që shënon rritje nga viti i kaluar me 83 procedime më tepër, ose rreth 65.6% e veprave penale të regjistruara. Numrin më të lartë të procedimeve penale të regjistruara e ka neni 258 i Kodit Penal “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” me 92 procedime penale të regjistruara dhe neni 248 i Kodit Penal “Shpërdorimi i detyrës” me 86 procedime penale të regjistruara.

Scan Televizion të dhënat zyrtare të punës së SPAK për vitin 2022. Në lidhje me çështjet e regjistruara rezulton se janë dërguar për gjykim 43 çështje, 30 çështje janë pushuar, 5 çështje janë pezulluar, 59 çështje janë transferuar, ndërkohë që 285 çështje rezultojnë të mbetura në hetim.

Nga 43 çështjet e dërguara për gjykim për vitin 2022, të cilat zënë rreth 10.2% të çështjeve të hetuara në fushën e korrupsionit, rezulton se numri i të hetuarve/pandehurve ka qenë 208 persona. Nga këto çështje për 75 persona është caktuar masa e sigurimit “Arrest me burg” ( një rritje 2.34 herë më tepër nga vitit 2021), për 27 persona është caktuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi” (11 persona më shumë) dhe për 14 persona është caktuar masa e sigurimit “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore” (një rritje me 8 persona më shumë se vitin e kaluar).

Për vitin 2022 rezulton se ka përfunduar gjykimi i themelit në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për 27 çështje penale për veprat penale kundër korrupsionit me një numër prej 140 të pandehurish.

Lorenc Rabeta / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat