Shqipëria Postuar më 22 Prill 2023, 11:48

Bashkitë, pa Plane të Menaxhimit të Cilësisë së Ajrit - Ndotje e lartë, Gjoka: Është detyrim ligjor, institucionet përgjegjëse nuk kryejnë monitorime

Nga SCAN TV
Bashkitë, pa Plane të Menaxhimit të Cilësisë së

Asnjë bashki nuk ka hartuar Planin e Menaxhimit të Cilësisë së Ajrit, ndonëse është detyrim ligjor”. Deklarata vjen nga Rodion Gjoka nga Instituti për Zhvillimin e Habitatit, CoPlan që prej disa vitesh ofron të dhëna alternative, mbi ndotjen e ajrit në shumë qytete.Kjo, në kushtet kur institucionet shtetërore shkelin detyrimet që I ngarkon legjislacioni në fuqi për monitorimin e cilësisë së ajrit.

Gjoka bën me dije edhe situatën me ndotjen e ajrit në kryeqytet, që ka si burim kryesor ndërtimin dhe djegien e karburantit.

Prej pesë vitesh, të dhënat alternative që vijnë nga organizatat e shoqërisë civile janë të vetmet, që ofrojnë informacion për qytetarët, por edhe për vendimmarrësit, që duhet të marrin masa për përmirësimin e cilësisë së ajrit. Këto problematika u trajtuan gjerësisht edhe në Forumin Kombëtar të Ndotjes, ku morën pjesë organizata të shoqërisë civile, ekspertë të mjedisit dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore.

Ola Mitre / SCAN

 

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......