Europa Postuar më 22 Prill 2023, 09:48

Zhvendosja e sektorit bankar - Në Europë, Parisi zëvendëson Londrën

Nga SCAN TV
Zhvendosja e sektorit bankar - Në Europë, Parisi zëvendëson

Ka jetë pas Londrës dhe më gjerë pas daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian, siç e vërejnë bankat ndërkombëtare – dhe poli i ri i tërheqjes është Parisi , kryesisht, por edhe Frankfurti e Amsterdami. Edhe pse për vite e dekada të tëra Londra ishte qendra kryesore e financimit dhe kreditimit të Kontinentit të Vjetër, siç raporton Bloomberg, sepse kombinonte fondet europiane me idetë amerikane për menaxhimin e tyre. Sot, dy vjet pasi Brexit u bë realitet, ka pasur një ndryshim të qartë. Tani qytetet e mëdha të Bashkimit Europian ndajnë sektorin bankar, duke krijuar një peizazh më të fragmentuar. Në këtë fushë kryhen transaksione bankare të kategorive të ndryshme në kryeqytetin francez, tregtimi i aksioneve në Holandë, ndërsa avokatët dhe kontabilistët e korporatave i përpunojnë detajet në Frankfurt. Dublini, Milano, Madridi dhe Varshava luajnë role të rëndësishme, por dytësore. Por nëse ndonjë qytet mund të pretendojë të jetë qendra e re e BE-së, ai nuk është askush tjetër përveç Parisit.

Joshja e tij mund të jetë zbehur këtë vit nga protestat kundër planeve të presidentit Macron për të rritur moshën e daljes në pension, të cilat kanë çuar në greva mbarëkombëtare dhe trazirave në rrugë. Megjithatë, numri i punëtorëve në zyrat e gjigantëve bankar amerikanë atje tregon një realitet të ri, i cili nuk mund të ndryshohet lehtë, pasi ka pasur një lëvizje të madhe parash dhe ‘truri’.

Njëra pas tjetrës, bankat e mëdha po dyfishojnë fuqinë punëtore në kryeqytetin francez. JPMorgan Chase & Co ka rreth 550 punonjës në divizionin e saj të tregjeve ndërkombëtare të kapitalit, një rritje 22-fish nga viti 2019. Punonjësit e Bankës së Amerikës arrijnë në 600 dhe janë gjashtë herë më shumë se homologët e tyre përpara vitit 2016 dhe referendumit për qëndrimin ose jo të Britanisë në BE. Citigroup Inc. po ndërton një kat të ri tregtar në zyrat e saj në cep të Champs-Élysées. Duhet të theksohet se Morgan Stanley po shton gjithashtu punonjës në fuqinë punëtore në Paris dhe po krijon një qendër të re kërkimore për të mbështetur tregtinë. Dhe ekipi i tregjeve globale në Goldman Sachs Group Inc është më shumë se dyfishuar në madhësi gjatë dy viteve të fundit dhe numrat vazhdojnë të rriten.

Sigurisht, Londra është ende shumë më e madhe për sa i përket numrit të punonjësve, aseteve nën menaxhim, tregtimit dhe vëllimit të aktiviteteve. Megjithatë, tërheqja e Mbretërisë së Bashkuar nga BE e ndryshon të gjithë situatën duke krijuar shqetësime.

Të dhënat e Autoritetit Bankar Europian, të publikuara në janar, treguan se numri i drejtuesve të bankave të investimeve dhe agjentëve të aksioneve në Francë që fituan më shumë se 1 milion euro u rrit me pothuajse 80% që nga viti 2017. Ndërsa vala e madhe e hershme e zhvendosjeve ka përfunduar kryesisht, disa drejtues që folën për Bloomberg thanë se ata presin që numri i punëtorëve të vazhdojë të rritet nga punësimet vendore.

Dorina Kurtaj / SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......