Shqipëria Postuar më 21 Prill 2023, 11:34

Kryeqyteti “mbledh” tatimpaguesit e mëdhenj - Si kanë kontribuar në barrën tatimore për 5 vite?

Nga SCAN TV
Kryeqyteti “mbledh” tatimpaguesit e mëdhenj - Si kanë

Në shumë administrata homologe, dhe në vendin tonë prej vitesh funksionon brenda strukturës së administratës tatimore qendrore Drejtoria e Tatimpaguesve të mëdhenj. Kjo njësi ka si qëllim plotësimin e objektivave për të siguruar dhe garantuar të ardhurat tatimore si dhe për të menaxhuar tatimet e taksat për tatimpaguesit e mëdhenj.

Por cila është barra tatimore që mban Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj krahasuar me atë të kryqytetit?

Referuar të dhënave të raportit të qendrës ekonomike Altax, janë pasqyruar raportet e peshës së barrës së të ardhurave që mban Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj duke e krahasuar me peshën që mban Drejtoria e Tiranës.

Siç shihet dhe në grafikë, të dhënat tregojnë që nga viti 2018 pesha e barrës tatimore prej Drejtorisë së Tatimpaguesëve të Mëdhenj ka rënë në një nivel i cili nuk përkon me objektibin kryesor të përformancës vjetore.

Por duke e krahasuar me dy strukturat tatimore, pesha ka shkuar në Drejtorinë e Tatimpaguesve të Tiranës ku në 5 vite pesha e barrës tatimore për Drejtorinë e Tatimpaguesëve të mëdhenj ka arritur në 34% ndërsa për qarkun e Tiranës në 37%.

Në rastin ku pesha është matur në raport me PBB-në, sipas grafikut tregon një nivel të ulët të peshës së mbledhjes së të ardhurave tatimore në buxhet. E kësisoj, ky fakt tregon se bizneset e medha të Shqipërisë nuk mbajnë peshën e madhe të barrës tatimore.

Nga të dhënat e detajuara në 5 vitet e fundit, pesha e barrës tatimore ndaj PBB-së përsëri kontributin më të madh e japin tatimpaguesit e mëdhenj të kryeqytetit duke arritur në 7.9%.

Diamila Leka / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat