Viber me pagesë - Mali i Zi, vendi i parë në botë që do të paguajë

Mali i Zi është vendi i parë në botë që ‘Rakuten Viber’ ka zgjedhur për të vënë në dispozicion të përdoruesve shërbimin e tij premium të abonimit deri në fund të muajit.
Përdoruesit nga Mali i Zi që vendosin të abonohen në Viber Plus do të jenë të parët në botë që do të kenë mundësinë të aktivizojnë shërbime të reja që do të jenë në dispozicion vetëm për abonentët.
Kompania thekson se të gjitha shërbimet dhe funksionalitetet e tjera standarde të aplikacionit Viber do të mbeten falas për përdoruesit në mbarë botën.
Rakuten Viber për 1.99 dollarë në muaj ofron opsione të reja si: viber pa reklama; mbështetje teknike e drejtpërdrejtë dhe ikona unike të aplikacionit.
Gjithashtu, përdoruesit e aplikacionit Viber Plus do të marrin edhe një distinktiv verifikimi me avatarin e tyre - fotografinë e profilit - duke konfirmuar abonimin premium. Për të aktivizuar këtë shërbim të ri, përdoruesit fillimisht do të klikojnë te “Më shumë” në këndin e poshtëm djathtas të aplikacionit – dhe më pas në veçorinë e caktuar Viber Plus për të nisur procesin.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Ulet çmimi i naftës - Shkak, frika nga recesioni dhe reduktimi i kërkesës
Çmimet e naftës u lehtësuan për të tretën ditë radhazi të premten e 21 prillit duke paralajmëruar një humbje të madhe javore pasi zbutja e të dhënave ekonomike......

Si do të bëhet reforma e pagave në administratë e privat? - Pr.ligji/ Shteti, skema shpërblimi për rritje perfomance në punë
Mungesa e fuqisë punëtore dhe emigrimi masiv kanë vënë nën presion qeverinë shqiptare, për të ndërmarrë një reformë të thellë për rritjen e pagave në......

Sheqeri nuk është më i ëmbël! - Shënohet çmimi më i lartë në 11 vite
Çmimi i sheqerit është rritur në nivelin më të lartë të 11 viteve , gjë që pritet të ketë ndikim tek konsumatorët dhe një sërë produktesh të tjera. Sido që të......

“Shpërthimi” i turizmit grek - Bloomberg tregon strategjinë për hapjen e tregjeve të reja
Bloomberg vendos theksin tek rritja e shpejtë e turizmit në Greqi dhe zgjatjen e sezonit turistik në një artikull të titulluar “Sezoni i verës në Greqi tashmë......

Britania 'po luan bixhoz demokracinë e saj' me ndryshimet e votimit – Ja çfarë paralajmërojnë ekspertët
Rregullat e reja u kërkojnë britanikëve të provojnë identitetin e tyre përpara se të mund të votojnë, por ky vendim po ndez një stuhi të madhe, me ekspertët që......

Parlamenti i BE-së miraton rregullat më gjithëpërfshirëse në botë të kriptomonedhës
Parlamenti Evropian miratoi rregullat e para gjithëpërfshirëse në botë për të rregulluar botën e "Perëndimit të Egër" të kriptomonedhave, me shpresën për të......

Nafta, sesioni i tretë me radhë në rënie - Humb mbi 6% gjatë kësaj jave, ndikon ngadalësimi i ekonomisë
Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke publikuar humbje për të tretin sesion me radhë, për shkak të ngadalësimit të ekonomisë amerikane dhe......

Dollari realizon fitime modeste javore - Mbështetet nga bindja e investitorëve se FED do të rrisë interesat
Dollari pritet të realizojë fitime e para javore në më shumë se një muaj, në mbyllje të sesionit të sotëm, pasi janë rritur mundësitë që Rezerva Federale të......