Bota Postuar më 21 Prill 2023, 09:32

Dollari realizon fitime modeste javore - Mbështetet nga bindja e investitorëve se FED do të rrisë interesat

Nga SCAN TV
Dollari realizon fitime modeste javore - Mbështetet nga bindja e

Dollari pritet të realizojë fitime e para javore në më shumë se një muaj, në mbyllje të sesionit të sotëm, pasi janë rritur mundësitë që Rezerva Federale të vijojë me politikën monetare shtrënguese edhe në takimin e majit.

Në anën tjetër, fitimet për monedhën e gjelbër janë kufizuar nga shenjat për ngadalësimin e ekonomisë. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare, pritet të publikojë fitime javore prej rreth 0.2%, pas pesë javësh me radhë në rënie. Analistët janë të bindur se, Banka Qendrore Amerikane do të rrisë edhe me 25 pikë përqindje normën bazë të interesit në takimin e 3 majit.

Megjithatë, fitimet e dollarit janë kufizuar nga të dhënat e publikuara në SHBA, që treguan se numri i amerikanëve që aplikuan për përfitimin e asistencës së papunësisë u rrit lehtë gjatë javës së kaluar, e dhënë që sugjeron se tregu i punës po ngadalësohet. Ndërkohë, në tregun e kriptomonedhave, bitcoin ka vijuar tendencën në rënie dhe duke humbur rreth 1 mijë dollarë në 24 orët e fundit. Kriptomonedha më e madhe në botë po tregtohet poshtë 28 mijë dollarëve, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1910 dollarë.

SCAN

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...