Vendimi/ Partive do t’u rimbursohet qiraja e zyrave elektorale. 1000 lekë për metër katror

Partitë politike që garojnë në këto zgjedhje do të përfitojnë mbështetje financiare për zyrat që do të përdorin për qëllime elektorale. Referuar vendimit të miratuar nga qeveria në mbledhjen e fundit, partitë politike që kanë marrë në zgjedhjet e fundit mbi 1 % të votave mund të përfitojnë fonde.
Ato duhet të paraqesin një vërtetim nga KQZ për numrin e votave në zgjedhjet e mëparshme dhe një vërtetim nga Kuvendi për numrin e mandateve.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përcaktojë masën konkrete të fondit publik, që përfiton çdo parti politike në formën e ndihmës financiare vjetore. Fondi publik i miratuar në buxhetin e shtetit, si ndihmë financiare, do të përdoret nga partia edhe për qiranë.
Referuar vendimit, shteti financon për qiranë e ndërtesës së selisë qendrore dhe për jo më shumë se një zyrë vendore për çdo parti, brenda territorit të një bashkie.
“Shteti financon qiranë e ndërtesës për një sipërfaqe jo më shumë se 100 m2 për selinë qendrore dhe jo më shumë se 50 m2 për zyrat vendore të partisë politike, për një vlerë jo më shumë se 1 000 lekë/m2 në muaj për zyra me pajisje dhe jo më shumë se 750 lekë/m2 në muaj për zyra pa pajisje” përcaktohet në vendim, raporton SCAN.
Efektet financiare për përballimin e shpenzimeve për pagesën e qirave të ndërtesave për selinë qendrore ose zyrat vendore të partive politike, përballohen nga buxheti i shtetit në formën e fondit, që shërben si ndihmë financiare publike për kryerjen e veprimtarisë vjetore të partive politike.
SCAN
Sondazh

Bashkohen Shëngjini dhe Velipoja-Qeveria miraton fondin për shpronësimet e rrugës së re
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga......

Afat bizneseve për rritjen e pagave - Ibrahimaj: Në 2025-ës, s’do të ketë pagesa nën 45 mijë lekë/muaj
Qeveria shqiptare do të vendosë afat ndaj sipërmarrjeve në vend për rritjen e pagave. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Punës, Ministrja e Financave Delina......

“Në shtator bonus i dytë për pensionistët, plus indeksim” - Balluku shpjegon si do ndahen fitimet shtesë nga taksa e energjisë për shtresat në nevojë
Gjatë një takimi në Dibër, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka thënë se Qeveria do të ndajë të gjitha të......

“Rritja e pagave do të “shpëtojë” turizmin” - Kumbaro: Ndikim në zgjatjen e sezonit dhe zhvillimin e agroturizimit
Turizmi në vend ka njohur një rritje të konsiderueshme në 3 muajt e parë të vitit, por forca e kualifikuar punëtore vijon të jetë problemi kryesor për......

Janar-Mars, Bankat lehtësojnë kushtet e kredive për shtëpi - Sondazhi/ shkak konkurrenca e fortë në treg, veçanërisht për huanë hipotekore
Përgjatë tremujorit të tretë Bankat kanë lehtësuar ndjeshëm kushtet shtrënguese për miratimin e kredive për individët, veçanërisht ato për blerje banesash.......

Cilat janë zonat me ndotjen akustike më të lartë? - Tirana kryeson, regjistron shkallën 17.88%. Kukësi, qyteti më i qetë
Shqipëria i tejkalon normat e vendosura nga Bashkimi Europian përsa i përket ndotjes akustike në vend. 55 decibel ditën është vlera më e lartë për të gjitha......

Miratohen vendimet për rritjen e pagave - Ibrahimaj: Do të mblidhen nga rialokimet dhe rritja e të ardhurave
Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë te enjte vendimet e paralajmëruara për rritjen e pagave. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, njoftoi......

Koncesioni i dializës blihet nga arabët - Diaverum shet “zinxhirin” e klinikave, kontrata 10-vjeçare përfundon në 2025-ën
Koncesioni i dializës do të ndryshojë sërish pronar. Kompania mbajtëse e kontratës Diaverium, ka shitur zinxhirin evropian të klinikave të dializës te M42 e......