Cilat janë zonat me ndotjen akustike më të lartë? - Tirana kryeson, regjistron shkallën 17.88%. Kukësi, qyteti më i qetë

Shqipëria i tejkalon normat e vendosura nga Bashkimi Europian përsa i përket ndotjes akustike në vend. 55 decibel ditën është vlera më e lartë për të gjitha qytetet e vendit, e regjistruar në Raportin e Gjendjes së Mjedisit, ku theksohet se kemi një tejkalim të normës.
Niveli më i lartë i zhurmave është vlerësuar në stacionet e Tiranës 17.88%, ku kemi tejkalim të normës. Zona e ish-bllokut renditet si më problematikja në kryeqytet, ku ndotja akustike mbetet po aq problematike, për shkak të muzikës së lartë në lokalet e shumta që frekuentohen kryesisht nga grupmoshat e reja.
Vetëm qyteti i Kukësit nuk përfshihet në këto nivele duke mos u renditur si nëj ndër qytetet me zhurma. Kryesisht zonat me zhurmën më të lartë regjistrohen në qytetet e mëdha por dhe në zona turistike sidomos gjatë sezonit veror.
KLSH në auditimin e performancës “Ndotja akustike”, i vitit 2019, konkludon se masat e marra nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe Bashkia Tiranë për menaxhimin e zhurmave mjedisore në vendin tonë nuk kanë qenë efektive. Ndërkohë referuar raportit mushkëri të gjelbra për qytetet tona, 2021, nga Co-plan, rezulton se mbi gjysmë milion qytetarë të Republikës së Shqipërisë operojnë çdo ditë nën ekspozimin dhe ndikimet e zhurmave dhe ndotësve të ajrit.
Ministri e Turizmit dhe Mjedisit ka kaluar në Kuvend projektligjin i cili pritet të sjellë efektivitet për uljen e zhurmave. Kosto që pritet të sjellë projektligji për zhurmat janë 48.8 milionë për blerjen e pajisjeve që masin zhurmën për çdo bashki, kostot operacionale të monitorimit dhe të vlerësimit të zhurmës, si dhe inspektimet në terren. Këto kosto do të mbulohen nga të ardhurat për buxhetin e shtetit, që vijnë nga shpenzimet që kryejnë vizitorët e huaj në Shqipëri dhe vjelja e gjobave nga vendosja e sanksioneve administrative nga policia bashkiake.
Marinela Lina / SCAN
Sondazh

Miratohen vendimet për rritjen e pagave - Ibrahimaj: Do të mblidhen nga rialokimet dhe rritja e të ardhurave
Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë te enjte vendimet e paralajmëruara për rritjen e pagave. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, njoftoi......

Koncesioni i dializës blihet nga arabët - Diaverum shet “zinxhirin” e klinikave, kontrata 10-vjeçare përfundon në 2025-ën
Koncesioni i dializës do të ndryshojë sërish pronar. Kompania mbajtëse e kontratës Diaverium, ka shitur zinxhirin evropian të klinikave të dializës te M42 e......

Si do të zerohet TVSH-ja për projektet me grante? - Procedura e regjistrimit për kontraktorët, Kod Unik për çdo investim
Furnizimi i mallrave dhe shërbimeve, të destinuara për realizmin e projekteve të financuara me fonde të marra në bazë të një marrëveshje donacioni apo granti,......

OSHEE kap 5.3% të vjedhjeve - Në vitin 2022, fatura e dëmit ekonomik rreth 25.000 mwh energji
Pavarësisht nivelit të lartë të vjedhjeve të energjisë, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka mundur të faturojë vetëm 5.3% të tyre. Sipas të......

Rriten 7% depozitat bankare në euro - Janar-shkurt, totali i depozitave në valutë ka arritur në 729,7 miliardë lekë
Flukset e larta të depozitave bankare në euro të regjistruara gjatë vitit 2022, po vijojnë me ritme të larta edhe në muajt e parë të këtij viti. Në fund të......

Inflacioni sipas Eurostat zbret në 5.5% - Çmimet në mars u rritën më pak se në rajon e Europë. Ushqimet vijojnë rritje dyshifrore
Instituti i Statistikave ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin mars të vitit 2023, që mat rritjen e çmimeve sipas metodës së......

Fox do t'i paguajë Dominion Voting Systems 787.5 milionë dollarë për shpifje në zgjedhje – Kompania pret të fitojë padi të tjera
Fox Corp. dhe rrjetet e saj kabllore ranë dakord t'i paguajnë 787.5 milionë dollarë Dominion Voting Systems për të zgjidhur një padi për shpifje mbi......

Pse linjat ajrore amerikane do të goditen nga një 'cunam' i daljes në pension të pilotëve?!
Industria e linjave ajrore amerikane do të goditet nga një “cunam i daljes në pension të pilotëve” që do të çojë më tej mungesën e pilotëve në vend, duke......