Shqipëria Postuar më 20 Prill 2023, 11:42

Rriten 7% depozitat bankare në euro - Janar-shkurt, totali i depozitave në valutë ka arritur në 729,7 miliardë lekë

Nga SCAN TV
Rriten 7% depozitat bankare në euro - Janar-shkurt, totali i depozitave

Flukset e larta të depozitave bankare në euro të regjistruara gjatë vitit 2022, po vijojnë me ritme të larta edhe në muajt e parë të këtij viti. Në fund të shkurtit ato janë shtuar me rreth 85 milionë euro, me një rritje vjetore prej 7%. Në dy muaj e parë të vitit totali i depozitave bankare në euro ka arritur në 729,7 miliardë lekësh, nga 719,9 miliardë në dhjetor të vitit të shkuar.

Ecuria është e njëjtë me vitin 2022, kur depozitat kanë njohur rritje vjetore mesatarisht prej 10.4%, rreth 1 pikë përqindje më e lartë se një vit më parë. Dhe ishte pikërisht Zgjerimi më i shpejtë i depozitave në valutë ai që kompensoi rritjen më të ngadaltë të depozitave në lekë. Depozitat në valutë të bankave, u rritën me 15.7% ose 6 pp më shumë se një vit më parë. Ecuria e mirë e turizmit, së bashku me zhvillimet e tjera pozitive në sektorin e jashtëm të ekonomisë, kanë mbështetur shtimin e depozitave në valutë gjatë vitit 2022.

Gjithashtu, një ndikim pozitiv kanë pasur edhe alternativat e kufizuara që ka për investimet në valutë. Nga ana tjetër, depozitat në lekë u rritën me 3.9% gjatë vitit 2022, duke u frenuar si nga interesi në rritje i individëve për të investuar në letra me vlerë të qeverisë ashtu edhe nga nivelet e ulëta të deficitit buxhetor.

Lorenc Rabeta/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat