Si do të zerohet TVSH-ja për projektet me grante? - Procedura e regjistrimit për kontraktorët, Kod Unik për çdo investim

Furnizimi i mallrave dhe shërbimeve, të destinuara për realizmin e projekteve të financuara me fonde të marra në bazë të një marrëveshje donacioni apo granti, të lidhur midis Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe donatorëve të huaj, si furnizime të ngjashme me eksportet do të trajtohen me TVSH zero. Udhëzimi i Ministrisë së Financave i botuar në Fletoren Zyrtare, në lidhje me ndryshimet në ligjin për Tatimin Mbi Vlerën e Shtuar detajon procedurën se si subjektet mund të përfitojnë nga kjo lehtësi fiskale, ndërsa përcakton se në marrëveshjen e nënshkruar mes palëve, duhet të jetë parashikuar se fondet e marra nuk do të përdoren për të paguar tatime në Shqipëri.
Sipas udhëzimit në fjalë, për të siguruar trajtimin me shkallën tatimore të TVSH- së zero për qind, zbatuesi ose përfituesi i projektit (kur nuk ka zbatues), kontraktorët, të jenë të regjistruar për TVSH –në në organet tatimore. Regjistrimi mundëson lëshimin e faturave tatimore me TVSH zero për qind për furnizime brenda vendit nga kontraktorët, si dhe pranimin e këtyre faturave nga zbatuesit/përfituesit e projektit.
Po ashtu, është detyrim regjistrimi i zbatuesit/përfituesit të projektit në Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), ku ky institucion pas verifikimit të dokumentacionit lëshon Certifikatën e Regjistrimit të Projektit, e cila përmban elementë përmban elementet si: emërtimi i projektit, data e fillimit dhe data e përfundimit, vlera fillestare e financimit, të dhënat e zbatuesit dhe përfituesit , si dhe Kodin Unik të Identifikimit të Projektit. Këto dokumente dorëzohen në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve përkatëse.
Drejtoria Rajonale Tatimore regjistron në një regjistër të veçantë kontraktorin/ët dhe/ose zbatuesin/përfituesin e projektit, si dhe brenda 5 ditëve pune, lëshon certifikatën për efekt të trajtimit si furnizim i përngjashëm me eksportet, Kjo certifikatë është e vlefshme deri në përfundimin e projektit, sipas kritereve të parashikuara në marrëveshje. Kodi Unik i Identifikimit të Projektit, i përcaktuar në certifikatën e lëshuar nga SASPAC, do të evidentohet në çdo faturë të lëshuar me TVSH zero për qind nga kontraktori për zbatuesin/përfituesin e projektit, si dhe në çdo faturë që furnizuesit e mallrave/shërbimeve (qofshin këto furnizime të tatueshme me TVSH apo të përjashtuara nga TVSH-ja) lëshojnë për kontraktorin e miratuar.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

OSHEE kap 5.3% të vjedhjeve - Në vitin 2022, fatura e dëmit ekonomik rreth 25.000 mwh energji
Pavarësisht nivelit të lartë të vjedhjeve të energjisë, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka mundur të faturojë vetëm 5.3% të tyre. Sipas të......

Rriten 7% depozitat bankare në euro - Janar-shkurt, totali i depozitave në valutë ka arritur në 729,7 miliardë lekë
Flukset e larta të depozitave bankare në euro të regjistruara gjatë vitit 2022, po vijojnë me ritme të larta edhe në muajt e parë të këtij viti. Në fund të......

Inflacioni sipas Eurostat zbret në 5.5% - Çmimet në mars u rritën më pak se në rajon e Europë. Ushqimet vijojnë rritje dyshifrore
Instituti i Statistikave ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin mars të vitit 2023, që mat rritjen e çmimeve sipas metodës së......

Fox do t'i paguajë Dominion Voting Systems 787.5 milionë dollarë për shpifje në zgjedhje – Kompania pret të fitojë padi të tjera
Fox Corp. dhe rrjetet e saj kabllore ranë dakord t'i paguajnë 787.5 milionë dollarë Dominion Voting Systems për të zgjidhur një padi për shpifje mbi......

Pse linjat ajrore amerikane do të goditen nga një 'cunam' i daljes në pension të pilotëve?!
Industria e linjave ajrore amerikane do të goditet nga një “cunam i daljes në pension të pilotëve” që do të çojë më tej mungesën e pilotëve në vend, duke......

BE miraton ndalimin e mallrave që lidhen me shpyllëzimin! - Cilat vende do të preken?
Shpyllëzimi është përgjegjës për rreth 10% të emetimeve globale të gazeve serrë. Ndalimi i ri do të prekë produktet e importuara si lëkura, vaji i palmës,......

Italisë i janë premtuar 200 miliardë euro nga BE - Vendi po përpiqet të gjejë mënyra për të shpenzuar paratë
“Është matematikore. Është shkencore. Disa projekte nuk do të përfundojnë deri në vitin 2026. Me këto fjalë të prera, Ministri i Çështjeve Evropiane të......

Grevat e udhëtimeve në Europë në prill dhe maj: Kur janë dhe çfarë mund të prisni?!
Europa është një koshere grevash tani, me shumë punonjës të pakënaqur që inflacioni i lartë nuk është shoqëruar me paga më të larta. Ecje në këmbë janë......