Shqipëria Postuar më 20 Prill 2023, 11:43

OSHEE kap 5.3% të vjedhjeve - Në vitin 2022, fatura e dëmit ekonomik rreth 25.000 mwh energji

Nga SCAN TV
OSHEE kap 5.3% të vjedhjeve - Në vitin 2022, fatura e dëmit

Pavarësisht nivelit të lartë të vjedhjeve të energjisë, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka mundur të faturojë vetëm 5.3% të tyre. Sipas të dhënave zyrtare, për vitin 2022 janë faturuar si dëm ekonomik 25 215 mWh energji, ndërkohë që niveli i vjedhjeve është shumë herë më i lartë. Për periudhën janar – dhjetor 2022 humbjet joteknike, ku futen pikërisht vjedhjen arritën 477 828 mWh energji, çka tregon se vetëm një sasi e vogël e saj iu shit klientëve si dëm ekonomik.

Prej vitit 2020, kushdo që vjedh energjinë elektrike penalizohet me ‘gjobë kilovatësh” apo thënë ndryshe, sasia e energjisë e konsumuar në formë të paligjshme, konvertohet në lekë dhe faturohet. Rregullorja i jep të drejtë çdo përdorues të rrjetit për t’u ankuar pranë Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes apo Entit Rregullator të Energjisë, në rast se kundërshton faturën e dëmit ekonomik të vendosur nga OSSH, ose pretendon se kjo e fundit nuk ka ndjekur dhe zbatuar rregulloren.

Ndërkaq, niveli i lartë i vjedhjeve të energjisë, i kushton buxhetit të Koorporatës Elektro-Energjetike Shqiptare miliona euro, duke marrë në konsideratë çmimet e larta me të cilin blihet energjia. Kjo faturë rritet edhe më tej për mbulimin e humbjeve totale, ku futen edhe humbjet teknike për shkak të rrjetit të amortizuar, që janë edhe më të larta se vjedhjet. Vitin që shkoi fatura për blerjen e energjisë arriti në 503.8 mln euro.

Ola Mitre/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat