Shqipëria Postuar më 20 Prill 2023, 13:23

Miratohen vendimet për rritjen e pagave - Ibrahimaj: Do të mblidhen nga rialokimet dhe rritja e të ardhurave

Nga SCAN TV
Miratohen vendimet për rritjen e pagave - Ibrahimaj: Do të mblidhen

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë te enjte vendimet e paralajmëruara për rritjen e pagave. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, njoftoi se për administratën publike pagat janë rritur prej 1 prillit.

“Projektvendimet që miratuam sot lidhen më pagat për vitin 2023, ndërkohë që do të ketë një rritje tjetër në 2024. Kostoja vjetore, në vitin 2025, është në nivelin 38 miliardë lekë. Këto fonde janë parashikuar që të mblidhen qoftë nga rritja e të ardhurave, qoftë nga rialokimet e brendshme. Janë kosto të cilat përballohen brenda sistemit makrofiskal duke ruajtur parametrat. Ne do vijojmë të ulim borxhin dhe deficitin duke garantuar qëndrueshmëri fiskale. Për 2023, kishim parashikuar politikë të rritjes së pagave dhe kishte vlerë 2.4 miliardë lekë që prekte arsimin, shëndetësinë dhe fushën e IT. Rritja e pagave vjen edhe si pasojë e krizës inflacioniste, pra janë disa zëra të parashikuara në buxhet që akomodojnë rritjen e pagave dhe koston shtesë të parashikuar për këtë vit”, u shpreh Delina Ibrahimaj, ministre e financave dhe ekonomisë

Për sektorin e arsimit, Ministrja e arsimit dhe e Sportit, Evis Kushi lajmëroi një rritje të pagave nga 20-23% sipas viteve të punës.

“Ne e nisim vlerësimin kru pagat u rritën me 32% këtë vit u zotuam në rritje 40%. Këtë vit kemi marrë vendimin që vitin e ardhshme të kemi një rritje nga 23-36% në varësi të pozicionit. Paga e një mësuesi të 9 vjecares do të jetë deri në 95 mijë e 550 lekë, ndërsa për arsimin e mesëm 106 mijë e 800 lekë paga bruto. 36 mijë e 570 mësues do përfitojnë nga rritja . Do të rritet 30% paga e pedagogëve, një pjesë nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër do mbulohet nga institucionet e arsimit të lartë. 4 mijë e 230 staf akademik do të përfitojnë nga ky vendim,” tha Evis Kushi, ministre e arsimit dhe e sportit

Kjo rritje do të jetë e ndarë në dy faza brenda viteve 2023 dhe 2024.

Marinela Lina / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat