Janar-Mars, Bankat lehtësojnë kushtet e kredive për shtëpi - Sondazhi/ shkak konkurrenca e fortë në treg, veçanërisht për huanë hipotekore

Përgjatë tremujorit të tretë Bankat kanë lehtësuar ndjeshëm kushtet shtrënguese për miratimin e kredive për individët, veçanërisht ato për blerje banesash. Sondazhi i sapo publikuar i Bankës së Shqipërisë mbi aktivitetin kreditues në vend zbardh se shkak i këtij lehtësimi ka qenë konkurrenca e fortë mes bankave veçanërisht për produktet e huave hiptekore.
Ndërkaq, lehtësimi i standardeve u vërejt në të dyja kategoritë e qëllimit të përdorimit të kredisë, si në kreditë për blerjen e banesave, ashtu edhe në atë konsumatore. Faktorët kryesorë që mbështetën lehtësimin e standardeve të kreditimit për individët, sipas sondazhit, ishin trysnia e shtuar e konkurrencës në sistem bankar, toleranca më e lartë e bankave kundrejt rrezikut, si edhe rreziku më i ulët i perceptuar për kolateralin e kërkuar. Sa për pritjet në të ardhmen, bankat janë përgjigjur në sondazh se presin lehtësim të mëtejshëm të kushteve të kredive hipotekore për individët, ndërkohë që ato priten të mbeten të pandryshuara për huanë konsumatore.
Ndërkohë që sondazhi zbardh se kushtet e kreditimit janë lehtësuar vetëm për individët, pasi e kundërta ka ndodhur për bizneset. Standardet e kreditimit për bizneset vijuan shtrëngimin në tremujorin e parë të vitit 2023. Shtrëngimi i standardeve u vërejt si në kreditë akorduar biznesit të vogël e të mesëm, ashtu edhe në ato për biznesin e madh, si në kreditë për financimin e investimeve, ashtu edhe në ato për mbulimin e nevojave për likuiditet.
Faktorët që ndikuan në shtrëngimin e standardeve të kreditimit për bizneset lidheshin kryesisht me perceptimin e rrezikut nga ana e bankave. Më konkretisht, rreziku i perceptuar mbi aftësinë paguese të kredi marrësit, mbi situatën aktuale ekonomike në vend dhe perspektivën për të, si edhe rreziku mbi kolateralin e kërkuar, sollën shtrëngimin e standardeve të kreditimit për bizneset. Bankat, po ashtu, treguan një tolerancë më të ulët kundrejt rrezikut.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Cilat janë zonat me ndotjen akustike më të lartë? - Tirana kryeson, regjistron shkallën 17.88%. Kukësi, qyteti më i qetë
Shqipëria i tejkalon normat e vendosura nga Bashkimi Europian përsa i përket ndotjes akustike në vend. 55 decibel ditën është vlera më e lartë për të gjitha......

Miratohen vendimet për rritjen e pagave - Ibrahimaj: Do të mblidhen nga rialokimet dhe rritja e të ardhurave
Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë te enjte vendimet e paralajmëruara për rritjen e pagave. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, njoftoi......

Koncesioni i dializës blihet nga arabët - Diaverum shet “zinxhirin” e klinikave, kontrata 10-vjeçare përfundon në 2025-ën
Koncesioni i dializës do të ndryshojë sërish pronar. Kompania mbajtëse e kontratës Diaverium, ka shitur zinxhirin evropian të klinikave të dializës te M42 e......

Si do të zerohet TVSH-ja për projektet me grante? - Procedura e regjistrimit për kontraktorët, Kod Unik për çdo investim
Furnizimi i mallrave dhe shërbimeve, të destinuara për realizmin e projekteve të financuara me fonde të marra në bazë të një marrëveshje donacioni apo granti,......

OSHEE kap 5.3% të vjedhjeve - Në vitin 2022, fatura e dëmit ekonomik rreth 25.000 mwh energji
Pavarësisht nivelit të lartë të vjedhjeve të energjisë, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka mundur të faturojë vetëm 5.3% të tyre. Sipas të......

Rriten 7% depozitat bankare në euro - Janar-shkurt, totali i depozitave në valutë ka arritur në 729,7 miliardë lekë
Flukset e larta të depozitave bankare në euro të regjistruara gjatë vitit 2022, po vijojnë me ritme të larta edhe në muajt e parë të këtij viti. Në fund të......

Inflacioni sipas Eurostat zbret në 5.5% - Çmimet në mars u rritën më pak se në rajon e Europë. Ushqimet vijojnë rritje dyshifrore
Instituti i Statistikave ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin mars të vitit 2023, që mat rritjen e çmimeve sipas metodës së......

Fox do t'i paguajë Dominion Voting Systems 787.5 milionë dollarë për shpifje në zgjedhje – Kompania pret të fitojë padi të tjera
Fox Corp. dhe rrjetet e saj kabllore ranë dakord t'i paguajnë 787.5 milionë dollarë Dominion Voting Systems për të zgjidhur një padi për shpifje mbi......