Shqipëria Postuar më 20 Prill 2023, 16:35

Bashkohen Shëngjini dhe Velipoja-Qeveria miraton fondin për shpronësimet e rrugës së re

Nga SCAN TV
Bashkohen Shëngjini dhe Velipoja-Qeveria miraton fondin për

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i rrugës Shëngjin – Baks – Rrjoll – Velipojë, loti 1, faza 1”. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Shkodër.

Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, për pasuritë e llojit “arë”, “truall” dhe “pyll”, me vlerë të përgjithshme shpronësimi, prej 9 milionë e 337 mijë e 698 lekësh .

Ky fond do të përballohet nga buxheti i shtetit, llogaria “Fondi i shpronësimeve” në Bankën e Shqipërisë.

Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.

Ndërkohë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Shkodër brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistrimin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Shkodër, për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.

Po ashtu, vendimi përcakton se Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Shkodër për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.

Ky aks rrugor e shkurton distancën mes Shëngjinit dhe Velipojës në 19 minuta nga 1 orë e 28 minuta që është aktualisht ndërsa krijon një potencial madhor për zhvillimin e turizmit duke bashkuar dy zonat turistike më të rëndësishme të Veri-Perëndimit të vendit.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat