Punimet e Lotit 3, ARRSH njofton: Devijohet për 2 muaj lëvizja e mjeteve në Unazën e Madhe
Në kuadër të zbatimit të projektit në Unazën e Madhe Loti 3, Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se duke filluar nga dita e diel, datë 23.04.2023 ndryshon drejtimi i lëvizjes së mjeteve si më poshtë:
-Automjetet që vijnë nga Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta, aksi kryesor, në drejtim të Astirit do të devijojnë majtas sipas sinjalistikës horizontale dhe vertikale.
-Automjetet që kanë destinacion Qendrën, Laprakën, Astirin do të marrin daljen e autostradës pa u futur në nënkalimin e Astirit.
-Automjetet që kanë destinacion Durrësin dhe Aeroportin do të vazhdojnë drejt përgjatë unazës Loti 3 duke vazhduar lëvizjen drejt.
-Automjetet që vijnë nga kryqëzimi i Astirit (rruga dytësore) në drejtim të Pallatit me Shigjeta dhe që kanë destinacion Elbasanin, do të marrin daljen për në rrugën kryesore duke vazhduar sipas sinjalistikës.
-Automjetet që vijnë nga aksi kryesor nuk do të kenë ndryshim lëvizjeje.
Sipas ARRSH, ky devijim do të jetë në fuqi për një periudhë dymujore.
“Autoriteti Rrugor Shqiptar ka marrë të gjitha masat për kufizimin e kantierit ku do të kryhen punimet, si dhe vendosjen e sinjalistikës provizore për të orientuar përdoruesit e rrugës. Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këto ndërhyrje që po kryhen në këtë aks deri në përfundimin e plotë të këtij projekti” njofton ARRSH.
Sondazh

Nafta tregtohet në 181 lekë! Sqarimi i Financave: Jo çdo lëvizje e naftës bruto reflektohet njësoj dhe menjëherë në bursën e gazoilit dhe benzinës
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja tavan të tregtimit të karburanteve në vend. Referuar vendimit: -Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit......

Rregullat e reja/ Çfarë u lejohet dhe çfarë u ndalohet të bëjnë punonjësve të administratës në këtë fushatë zgjedhore
Këshilli i Ministrave ka ngritur një Task-Forcë të posaçme për monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe......

Vendimi/ Partive do t’u rimbursohet qiraja e zyrave elektorale. 1000 lekë për metër katror
Partitë politike që garojnë në këto zgjedhje do të përfitojnë mbështetje financiare për zyrat që do të përdorin për qëllime elektorale. Referuar vendimit të......

Bashkohen Shëngjini dhe Velipoja-Qeveria miraton fondin për shpronësimet e rrugës së re
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga......

Afat bizneseve për rritjen e pagave - Ibrahimaj: Në 2025-ës, s’do të ketë pagesa nën 45 mijë lekë/muaj
Qeveria shqiptare do të vendosë afat ndaj sipërmarrjeve në vend për rritjen e pagave. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Punës, Ministrja e Financave Delina......

“Në shtator bonus i dytë për pensionistët, plus indeksim” - Balluku shpjegon si do ndahen fitimet shtesë nga taksa e energjisë për shtresat në nevojë
Gjatë një takimi në Dibër, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka thënë se Qeveria do të ndajë të gjitha të......

“Rritja e pagave do të “shpëtojë” turizmin” - Kumbaro: Ndikim në zgjatjen e sezonit dhe zhvillimin e agroturizimit
Turizmi në vend ka njohur një rritje të konsiderueshme në 3 muajt e parë të vitit, por forca e kualifikuar punëtore vijon të jetë problemi kryesor për......

Janar-Mars, Bankat lehtësojnë kushtet e kredive për shtëpi - Sondazhi/ shkak konkurrenca e fortë në treg, veçanërisht për huanë hipotekore
Përgjatë tremujorit të tretë Bankat kanë lehtësuar ndjeshëm kushtet shtrënguese për miratimin e kredive për individët, veçanërisht ato për blerje banesash.......