Rregullat e reja/ Çfarë u lejohet dhe çfarë u ndalohet të bëjnë punonjësve të administratës në këtë fushatë zgjedhore

Këshilli i Ministrave ka ngritur një Task-Forcë të posaçme për monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet vendore për vitin 2023. Synimi është nxitja e paanshmërisë dhe trajtimit të barabartë të kandidatëve e partive politike në marrëdhëniet me administratën shtetërore dhe burimet e saj, për krijimin e kushteve të drejta e të barabarta për të gjithë kandidatët dhe partitë politike në procesin elektoral, si dhe për mospërdorimin e fondeve dhe burimeve publike për qëllime partiake.
Referuar vendimit, punonjësit të administratës shtetërore, gjatë periudhës së procesit zgjedhor, i krijohen kushtet e nevojshme dhe i garantohet moscenimi i të drejtave dhe lirive themelore, kushtetuese, për të shprehur fjalën e lirë dhe për të marrë pjesë në veprimtari politike, brenda kufizimeve dhe ndalimeve, të përcaktuara me dispozita të veçanta të legjislacionit në fuqi, që rregullojnë dhe janë të vlefshme gjatë këtij procesi zgjedhor.
Punonjësi i administratës shtetërore, pas orarit zyrtar të punës dhe jashtë mjediseve të institucioneve shtetërore, ka të drejtë të marrë pjesë në veprimtari politike apo zgjedhore të një partie politike ose kandidati në zgjedhje.
Punonjësi i administratës shtetërore ka të drejtë të angazhohet si komisioner zgjedhor, në përbërje të KZAZ-ve, KQV-ve dhe GNV-ve, pasi të ketë njoftuar paraprakisht me shkrim eprorin direkt dhe njësinë e personelit për këtë veprimtari dhe të ketë marrë lejen me shkrim nga eprori direkt. Angazhimi si komisioner nuk duhet të ndikojë në përmbushjen e detyrave funksionale si pjesë e shërbimit civil.
Punonjësit të administratës shtetërore, gjatë orarit zyrtar të punës dhe brenda mjediseve të institucioneve shtetërore, i ndalohet çdo lloj pjesëmarrjeje në veprimtari politike apo fushatë zgjedhore të një partie politike ose kandidati në zgjedhje.
Nëpunësit civil, gjatë pjesëmarrjes në veprimtari, i ndalohet:
-të bëjë fushatë për një subjekt zgjedhor apo kandidat;
-të manifestojë me pankarta, parrulla apo çdo mjet tjetër të shkruar dhe të ekspozuar publikisht;
- të jetë protagonist në aktivitetet/veprimtaritë politike apo të kandidatëve.
Punonjësit të Policisë së Shtetit i ndalohet:
-të jetë anëtar i një partie ose organizate politike;
-të mbështetë fushatën e një partie, organizate politike, të një anëtari partie politike apo të një kandidati të pavarur, duke marrë pjesë ose kontribuar fizikisht ose financiarisht.
Punonjësit të Gardës së Republikës i ndalohet:
-të sillet dhe të mbajë qëndrime që cenojnë natyrën e depolitizuar të Gardës;
-anëtarësimi e pjesëmarrja në veprimtari të partive a të shoqatave politike apo të kandidatëve.
-Punonjësit të Shërbimit Informativ të Shtetit i ndalohet:
-të manifestojë sjellje dhe të mbajë qëndrime, që cenojnë natyrën e depolitizuar të institucionit;
-anëtarësimi dhe pjesëmarrja në veprimtaritë e partive apo të shoqatave politike apo të kandidatëve;
-të bëjë propagandë në favor ose kundër partive, shoqatave politike ose kundër kandidatëve në zgjedhje.
Ushtarakut aktiv të Forcave të Armatosura i ndalohet:
-të jetë anëtar i partive politike, i organizatave ose shoqatave me karakter politik;
-të marrë pjesë në veprimtaritë politike që organizohen prej tyre apo nga kandidatët.
Punonjësit të administratës shtetërore i ndalohet të përdorë të mirat publike, funksionin ose veprimtarinë shtetërore ose burimet financiare a njerëzore, me qëllim favorizimin e një partie politike ose kandidati në zgjedhje.
Në funksion të monitorimit për zbatueshmërinë e këtij vendimi, parashikohet edhe ngritja e strukturave të posaçme.
Ministritë dhe institucionet e varësisë, me qëllim shmangien e keqpërdorimit dhe keqinterpretimit të aktiviteteve institucionale me fushatën elektorale, duhet të publikojnë në faqen e tyre zyrtare:
-deri në datën 14 maj 2023, të dhënat për aktivitetet publike, të programuara për muajin maj, që kanë lidhje me veprimtarinë e institucionit;
-listën e projekteve të nisura prej 12 (dymbëdhjetë) muajsh, në ushtrim të punës dhe veprimtarisë së institucionit, të cilat janë në proces përfundimi, si dhe të gjitha procedurat publike konkurruese të realizuara gjatë 12 (dymbëdhjetë) muajve të fundit.
Për koordinimin e procesit të monitorimit, sipas këtij vendimi, krijohet Task-Forca që drejtohet nga Zëvendëskryeministri dhe ka në përbërje:
– ministrin e Brendshëm;
– ministrin e Mbrojtjes;
– ministrin e Financave dhe Ekonomisë;
– ministrin e Arsimit dhe Sportit;
– ministrin e Drejtësisë;
– ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin;
– sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave;
– drejtorin e Departamentit të Administratës Publike;
– drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit;
– drejtorin e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë;
Në mbledhjet e Task-Forcës ftohen të marrin pjesë:
– komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil;
– një përfaqësues nga Avokati i Popullit;
– një përfaqësues nga Prokuroria e Përgjithshme;
– një përfaqësues nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Sondazh

Vendimi/ Partive do t’u rimbursohet qiraja e zyrave elektorale. 1000 lekë për metër katror
Partitë politike që garojnë në këto zgjedhje do të përfitojnë mbështetje financiare për zyrat që do të përdorin për qëllime elektorale. Referuar vendimit të......

Bashkohen Shëngjini dhe Velipoja-Qeveria miraton fondin për shpronësimet e rrugës së re
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga......

Afat bizneseve për rritjen e pagave - Ibrahimaj: Në 2025-ës, s’do të ketë pagesa nën 45 mijë lekë/muaj
Qeveria shqiptare do të vendosë afat ndaj sipërmarrjeve në vend për rritjen e pagave. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Punës, Ministrja e Financave Delina......

“Në shtator bonus i dytë për pensionistët, plus indeksim” - Balluku shpjegon si do ndahen fitimet shtesë nga taksa e energjisë për shtresat në nevojë
Gjatë një takimi në Dibër, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka thënë se Qeveria do të ndajë të gjitha të......

“Rritja e pagave do të “shpëtojë” turizmin” - Kumbaro: Ndikim në zgjatjen e sezonit dhe zhvillimin e agroturizimit
Turizmi në vend ka njohur një rritje të konsiderueshme në 3 muajt e parë të vitit, por forca e kualifikuar punëtore vijon të jetë problemi kryesor për......

Janar-Mars, Bankat lehtësojnë kushtet e kredive për shtëpi - Sondazhi/ shkak konkurrenca e fortë në treg, veçanërisht për huanë hipotekore
Përgjatë tremujorit të tretë Bankat kanë lehtësuar ndjeshëm kushtet shtrënguese për miratimin e kredive për individët, veçanërisht ato për blerje banesash.......

Cilat janë zonat me ndotjen akustike më të lartë? - Tirana kryeson, regjistron shkallën 17.88%. Kukësi, qyteti më i qetë
Shqipëria i tejkalon normat e vendosura nga Bashkimi Europian përsa i përket ndotjes akustike në vend. 55 decibel ditën është vlera më e lartë për të gjitha......

Miratohen vendimet për rritjen e pagave - Ibrahimaj: Do të mblidhen nga rialokimet dhe rritja e të ardhurave
Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë te enjte vendimet e paralajmëruara për rritjen e pagave. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, njoftoi......