Si do të bëhet reforma e pagave në administratë e privat? - Pr.ligji/ Shteti, skema shpërblimi për rritje perfomance në punë

Mungesa e fuqisë punëtore dhe emigrimi masiv kanë vënë nën presion qeverinë shqiptare, për të ndërmarrë një reformë të thellë për rritjen e pagave në administratën publike por edhe në sektorin privat. Muajt e fundit, qeveria ka vendosur të rrisë pagat e punonjësve të administratës dhe ka ndryshuar herë pagën minimale, e cila aktualisht është në nivelin 40 mijë lekë në muaj. Nga ana tjetër po harton një strategji e cila synon që deri në vitin 2025 paga minimale të jetë 45 mijë lekë në muaj dhe sektorit privat t’i vendoset një afat konkret për të ndryshuar nivelet e pagesave mujore të punonjësve.
Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave ka kaluar edhe një projektligj i ri i cili ka si qëllim krijojë kuadrin rregullator për kompetencat për caktimin e pagave, të trajtimeve të tjera financiare dhe të përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe për përcaktimin e pagës bazë minimale në shkallë vendi. Drafti përcakton institucionet dhe organet që kanë të drejtë të propozojnë dhe të miratojnë ndryshim të pagave duke futur si risi edhe shpërblimin në bazë të performancës.
Referuar projektligjit, “institucionet dhe organet duhet të garantojnë shpërblimin e drejtë dhe dinjitoz të tyre, duke siguruar që institucionet/entet publike:
a) të jenë në gjendje të marrin në punë të punësuar të motivuar dhe që përmbushin me shpejtësi dhe cilësi funksionet e tyre;
b) të motivojnë të punësuarit nëpërmjet skemave të posaçme që të rrisin performancën në punë;
c) të sigurojnë një shpërblim të drejtë dhe të barabartë për punë të njëjta;
ç) të krijohet një sistem pagash, trajtimesh të tjera financiare dhe përfitimesh, që mund t’i përgjigjet nevojës për të përmbushur prioritetet;
d) të jenë në gjendje të konkurrojnë me sektorin privat për punësimin e punonjësve të talentuar.
Projektligji u jep kompetencë për caktimin e pagës, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve, sipas përkatësisë: Kuvendit; Këshillit të Ministrave; këshillave të njësive të vetëqeverisjes vendore; organeve kolegjiale drejtuese të njësive të fondeve speciale; organeve kolegjiale drejtuese të ndërmarrjeve shtetërore me kapital mbi 50 përqind shtetëror; organeve kolegjiale drejtuese të institucioneve të pavarura apo të institucioneve të administratës shtetërore, në rastet kur këto institucione financohen pjesërisht apo tërësisht nga fonde të tjera, të ndryshme nga ato të buxhetit të shtetit, dhe kur kjo kompetencë është përcaktuar shprehimisht në ligjin e krijimit dhe organizimit e funksionimit të tyre.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Sheqeri nuk është më i ëmbël! - Shënohet çmimi më i lartë në 11 vite
Çmimi i sheqerit është rritur në nivelin më të lartë të 11 viteve , gjë që pritet të ketë ndikim tek konsumatorët dhe një sërë produktesh të tjera. Sido që të......

“Shpërthimi” i turizmit grek - Bloomberg tregon strategjinë për hapjen e tregjeve të reja
Bloomberg vendos theksin tek rritja e shpejtë e turizmit në Greqi dhe zgjatjen e sezonit turistik në një artikull të titulluar “Sezoni i verës në Greqi tashmë......

Britania 'po luan bixhoz demokracinë e saj' me ndryshimet e votimit – Ja çfarë paralajmërojnë ekspertët
Rregullat e reja u kërkojnë britanikëve të provojnë identitetin e tyre përpara se të mund të votojnë, por ky vendim po ndez një stuhi të madhe, me ekspertët që......

Parlamenti i BE-së miraton rregullat më gjithëpërfshirëse në botë të kriptomonedhës
Parlamenti Evropian miratoi rregullat e para gjithëpërfshirëse në botë për të rregulluar botën e "Perëndimit të Egër" të kriptomonedhave, me shpresën për të......

Nafta, sesioni i tretë me radhë në rënie - Humb mbi 6% gjatë kësaj jave, ndikon ngadalësimi i ekonomisë
Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke publikuar humbje për të tretin sesion me radhë, për shkak të ngadalësimit të ekonomisë amerikane dhe......

Dollari realizon fitime modeste javore - Mbështetet nga bindja e investitorëve se FED do të rrisë interesat
Dollari pritet të realizojë fitime e para javore në më shumë se një muaj, në mbyllje të sesionit të sotëm, pasi janë rritur mundësitë që Rezerva Federale të......

Tregjet europiane, në qëndrueshmëri - Fokusi, te fitimet tremujore të korporatave dhe te bankat qendrore
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët vijojnë të jenë të fokusuar te fitimet tremujore të korporatave.......

Punimet e Lotit 3, ARRSH njofton: Devijohet për 2 muaj lëvizja e mjeteve në Unazën e Madhe
Në kuadër të zbatimit të projektit në Unazën e Madhe Loti 3, Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se duke filluar nga dita e diel, datë 23.04.2023 ndryshon......