Nafta, sesioni i tretë me radhë në rënie - Humb mbi 6% gjatë kësaj jave, ndikon ngadalësimi i ekonomisë

Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke publikuar humbje për të tretin sesion me radhë, për shkak të ngadalësimit të ekonomisë amerikane dhe rritjes së rezervave të benzinës. Nafta Brent e Londrës po tregtohet pranë 81 dollarëve për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 77 dollarë për fuçi.
Në dyja kontratat ranë edhe me 2% në sesionin e kaluar, duke prekur nivelin më të ulët që nga fundi i marsit, për shkak të shqetësimeve se ekonomia amerikane mund të përballet me një recesion, gjatë këtij viti. Gjatë kësaj jave, çmimet e naftës kanë rënie me mbi 6%. Analistët parashikojnë se nafta do të tregohet mes 70 dhe 80 dollarëve për fuçi në javët në vijim, pasi investitorët do të presin tendencën e konsumit në Shtetet e Bashkuara, në prag të sezonit të verës, kur kërkesa rritet ndjeshëm.
Të dhënat e publikuara në SHBA kanë sugjeruar një ngadalësim të mëtejshëm të ekonomisë më të madhe në botë, sepse aplikimet për përfitimin e asistencës së papunësisë patën një tendencë në rritje. Për sa i përket furnizimit të tregut, eksportet e Rusisë drejt vendeve perëndimore pritet të regjistrojnë nivelin më të lartë që nga viti 2019, gjatë prillit, pavarësisht angazhimit të Moskës për të ulur kuotat e prodhimit.
SCAN

Dollari realizon fitime modeste javore - Mbështetet nga bindja e investitorëve se FED do të rrisë interesat
Dollari pritet të realizojë fitime e para javore në më shumë se një muaj, në mbyllje të sesionit të sotëm, pasi janë rritur mundësitë që Rezerva Federale të......

Tregjet europiane, në qëndrueshmëri - Fokusi, te fitimet tremujore të korporatave dhe te bankat qendrore
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët vijojnë të jenë të fokusuar te fitimet tremujore të korporatave.......

Punimet e Lotit 3, ARRSH njofton: Devijohet për 2 muaj lëvizja e mjeteve në Unazën e Madhe
Në kuadër të zbatimit të projektit në Unazën e Madhe Loti 3, Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se duke filluar nga dita e diel, datë 23.04.2023 ndryshon......

Nafta tregtohet në 181 lekë! Sqarimi i Financave: Jo çdo lëvizje e naftës bruto reflektohet njësoj dhe menjëherë në bursën e gazoilit dhe benzinës
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja tavan të tregtimit të karburanteve në vend. Referuar vendimit: -Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit......

Rregullat e reja/ Çfarë u lejohet dhe çfarë u ndalohet të bëjnë punonjësve të administratës në këtë fushatë zgjedhore
Këshilli i Ministrave ka ngritur një Task-Forcë të posaçme për monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe......

Vendimi/ Partive do t’u rimbursohet qiraja e zyrave elektorale. 1000 lekë për metër katror
Partitë politike që garojnë në këto zgjedhje do të përfitojnë mbështetje financiare për zyrat që do të përdorin për qëllime elektorale. Referuar vendimit të......

Bashkohen Shëngjini dhe Velipoja-Qeveria miraton fondin për shpronësimet e rrugës së re
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga......

Afat bizneseve për rritjen e pagave - Ibrahimaj: Në 2025-ës, s’do të ketë pagesa nën 45 mijë lekë/muaj
Qeveria shqiptare do të vendosë afat ndaj sipërmarrjeve në vend për rritjen e pagave. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Punës, Ministrja e Financave Delina......