Bota Postuar më 21 Prill 2023, 10:55

Sheqeri nuk është më i ëmbël! - Shënohet çmimi më i lartë në 11 vite

Nga SCAN TV
Sheqeri nuk është më i ëmbël! - Shënohet

Çmimi i sheqerit është rritur në nivelin më të lartë të 11 viteve , gjë që pritet të ketë ndikim tek konsumatorët dhe një sërë produktesh të tjera. Sido që të jetë, çmimet e ushqimeve të përpunuara kanë qenë në rritje për shkak të rritjes së kostove të energjisë.

Gjatë javëve të fundit, korrja e sheqerit ka filluar në Azi, por po vihet re se një numër vendesh prodhuese si India, Tajlanda, Kina dhe Pakistani kanë ulur pritshmëritë e tyre. Në varësi të fenomeneve metereologjike, prodhimi nga Azia mund të ndikohet në afat të mesëm dhe çmimet mund të rriten më tej.

Në mënyrë të ngjashme në Europë, ky vit ka qenë një vit i dobët për prodhimin e sheqerit të panxharit për shkak të zvogëlimit të sipërfaqeve të kultivuara dhe thatësirës së stinës së verës, e kombinuar me rritjen e kërkesës.

Ndërsa Kina potencialisht mund të përdorë rezervat e qeverisë për të lehtësuar presionin në tregjet globale, por ekspertët shohin pak shanse që kjo të ndodhë. Së fundi, edhe vendimi i OPEC+ për të ulur prodhimin e naftës ndikon në çmimin e sheqerit, pasi është rritur përdorimi i kallamsheqerit për prodhimin e etanolit.

Rreth 80% e prodhimit të sheqerit në botë vjen nga kallam sheqeri, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Sheqerit, ndërsa 20% vjen nga panxhari.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat