Bota Postuar më 21 Prill 2023, 11:04

Lira turke, në nivelin më të ulët historik - Situatë e trazuar ekonomike në prag të zgjedhjeve

Nga SCAN TV
Lira turke, në nivelin më të ulët historik - Situatë e

Lira turke ra në nivelin më të ulët historik kundrejt dollarit amerikan mes pasigurisë mbi rezultatin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të mesit të majit që mund të shënojnë ndryshimin e parë të pushtetit në Turqi pas 20 vitesh.

19.6 lira turke aktualisht shkëmbehen me 1 dollar amerikan.

Ky është niveli më i ulët që kur lira e re turke u krijua në janar 2005, duke zbritur gjashtë zero nga vlera e saj e mëparshme.

Pas zhvlerësimit marramendës të monedhës turke, në fund të vitit 2021, qeveria vendosi masa për të mbështetur lirën, e cila po minohet nga inflacioni dhe largimi i kapitalit. Por sipas analistëve ndërkombëtarë kjo sipërmarrje konsiderohet e dështuar. Megjithëse inflacioni është ngadalësuar në mënyrë të qëndrueshme gjatë pesë muajve të fundit në Turqi, ai ishte ende i lartë në mars, duke qëndruar në 50.51%.

Në të njëjtën kohë, ndërkohë që shumica e ekonomive të mëdha zgjodhën të zbatonin politikë monetare shumë më të shtrënguar, duke rritur normat e interesit për të frenuar rritjen e çmimeve, Turqia në vend të kësaj uli në mënyrë drastike normat e saj.

Kështu, norma kryesore e politikës së bankës qendrore turke – TCMB - u ul me 14% në 8.5% nga gushti 2022 me këshillën e Presidentit Recep Tayyip Erdogan, i cili mbron mendimin sipas të cilit normat e larta të interesit po rrisin inflacionin.

Rivali kryesor i Erdoganit në zgjedhjet presidenciale të 14 majit, Kemal Kilicdaroglu, premton se nëse zgjidhet do ta kthejë Turqinë në "ortodoksinë" ekonomike dhe do t'i rikthejë autonominë bankës qendrore.

Veprimet e presidentit turk mbi ekonominë në përgjithësi dëmtojnë shanset e tij për t'u rizgjedhur, në masën që sondazhet e fundit tani i japin rivalit të tij kryesor një epërsi të ngushtë.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat