Energjia për bizneset, më shtrenjtë se rajoni - Çmimi u rrit me 70%, ERE: Shqipëria kryeson listën në Ballkan

Gjatë vitit 2022, bizneset shqiptare e paguan më shtrenjë energjinë elektrike në raport me vendet e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Të dhënat raportohen nga Enti Rregullator i Energjisë, sipas të cilave bizneset në Kosovë, Bosnje-Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi paguajnë më lirë për energjinë, duke rikonfirmuar edhe njëherë ankesat e bizneseve shqiptare për kosto më të larta prodhimi.
Por, në raport me vendet e tjerë të rajonit, Shqipëria renditet si vendi me çmimin më të shtrenjtë për sipërmarrjet edhe në raport me Hungarinë, Turqinë dhe Slloveninë, duke u lënë pas vetëm nga Kroacia, Sllovakia, Rumania dhe Greqia. Bazuar në të dhënat e Eurostat, ERE bën me dije se çmimi mesatar i energjisë elektrike për klientët jofamiljarë për vendet e rajonit për vitin 2022 ka rezultuar 13.18 lekë/kWh. Kjo vlerë është para taksimin apo thënë ndryshe përpara aplikimit të TVSH-së, niveli i të cilit ndryshon sipas vendeve.
Kjo do thotë se çmimi i energjisë për klientët jofamiljarë në Shqipëri është më i lartë se niveli mesatar i vendeve të rajonit, duke qene se vitin që shkoi klinetët e lidhur në tensionin 20/10/6 KV u përballën me shtrenjtimin e çmimit të masën 70%, duke u tarifuar me një çmim mesatar prej 18.7 lekë/kWh, pa TVSH. Ndërkohë që, klientët e lidhur në tensionin 35 KV, që vijojnë të furnizohen nga OSHEE, nën rolin e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit e paguan energjinë me mbi 32 lekë/kWh, pa TVSH.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Efekti “Mona Lisa” në ekonominë globale - The Economist: Po shkojmë drejt recesionit
Pas krizës bankare, shumë analistë duken të bindur se ekonomia globale po shkon drejt recesionit – dhe të paktë janë ata që besojnë se ai do të shmanget, me......

Shqipëria krijon arbitrazhet, por fjala e fundit Gjykatave të Apelit - Projektligji rregullon edhe raportet me vendimet e arbitrazheve ndërkombëtare
Këshilli i Ministrave ka bërë publik vendimin për krijimin në Shqipëri të Gjykatave të Arbitrazhit, të cilat do të zgjidhin mosmarrëveshjet tregtare mes......

Furnizohemi me peshk nga Ekuadori dhe Greqia! - Harta e plotë/ 8.5 milionë euro produkte të importuara vetëm në Mars
Shqipëria është një vend me vijë bregdetare shumë të gjerë, por pavarësisht kësaj importi i peshkut dhe produkteve të detit është në nivele të larta. Referuar......

FMN, 178 milionë euro Kosovës në 2 vite - Për zbutjen e rreziqeve dhe ruajtjen e stabilitetit ekonomik të vendit
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe autoritetet e Kosovës kanë arritur një marrëveshje për politikat ekonomike në vend që do të mbështeten nga një Marrëveshje......

Lira turke, në nivelin më të ulët historik - Situatë e trazuar ekonomike në prag të zgjedhjeve
Lira turke ra në nivelin më të ulët historik kundrejt dollarit amerikan mes pasigurisë mbi rezultatin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të mesit të......

Viber me pagesë - Mali i Zi, vendi i parë në botë që do të paguajë
Mali i Zi është vendi i parë në botë që ‘Rakuten Viber’ ka zgjedhur për të vënë në dispozicion të përdoruesve shërbimin e tij premium të abonimit deri në fund......

Ulet çmimi i naftës - Shkak, frika nga recesioni dhe reduktimi i kërkesës
Çmimet e naftës u lehtësuan për të tretën ditë radhazi të premten e 21 prillit duke paralajmëruar një humbje të madhe javore pasi zbutja e të dhënave ekonomike......

Si do të bëhet reforma e pagave në administratë e privat? - Pr.ligji/ Shteti, skema shpërblimi për rritje perfomance në punë
Mungesa e fuqisë punëtore dhe emigrimi masiv kanë vënë nën presion qeverinë shqiptare, për të ndërmarrë një reformë të thellë për rritjen e pagave në......