Ndryshojnë tarifat për ankesat e tenderëve - Vendimi i qeverisë për operatorët ekonomikë: Niveli, sipas llojit të ankesës

Qeveria, ka ndryshuar tarifat që duhet të paguajnë operatorët ekonomikë, në rast të kundërshtimit të kritereve apo vlerësimit të ofertave në një procedurë tenderuese. Sipas vendimit të ri, kur ankesa paraqitet për dokumentet e tenderit, është sa 0.4 % e vlerës së procedurës së prokurimit që ankimohet, ndërkohë që kur ankesa paraqitet për vendimin e vlerësimit, klasifikimit përfundimtar ose vendimin e përzgjedhjes së kandidatëve pas fazës së parakualifikimit, është sa 0.5 % e vlerës së procedurës së prokurimit që ankimohet.
Po ashtu, vendimi përcakton se kur ankesa paraqitet për pavlefshmërinë e kontratës, tarifa që do të duhet të paguhet është 0.5 % e vlerës së kontratës së nënshkruar. Vendimi i deritanishëm parashikonte se për shqyrtimin e ankesës nga KPP-ja, pagesa ishte 0.5% e vlerës së fondit limit në procedurën e prokurimit, që ankimohet. Parapagimi i tarifës nga operatori ekonomik ankimues ose operatori ekonomik i interesuar është kusht i domosdoshëm për pranimin dhe shqyrtimin e ankesës.
Në rastet e moskryerjes së pagesës, autoritetit ose entit kontraktor dhe Komisionit të Prokurimit Publik i lind e drejta e mospranimit të ankesës së paraqitur. Ankesa për një procedurë tenderuese bëhet nga çdo operator ekonomik, i cili ka ose ka pasur interes në një procedurë prokurimi dhe kur është dëmtuar ose rrezikohet të dëmtohet nga veprimet ose mosveprimet e autoritetit ose entit kontraktor.
Ola Mitre / SCANSondazh

Monitorim administratës publike për zgjedhjet - Ngrihet Task-Forca. Cilët janë kushtet që nuk duhen shkelur?
Një Task-Forcë e posaçme është ngrtur me vendim të Këshillit të Ministrave e cila do të monitorojë veprimtarinë, sjelljen apo përdorimin e burimeve njerëzore,......

Kryeqyteti “mbledh” tatimpaguesit e mëdhenj - Si kanë kontribuar në barrën tatimore për 5 vite?
Në shumë administrata homologe, dhe në vendin tonë prej vitesh funksionon brenda strukturës së administratës tatimore qendrore Drejtoria e Tatimpaguesve të......

Nga 1 maji reduktohen gjykatat e rretheve - Alarmi i ish-Zv.Ministres: Kohëzgjatja e shqyrtimit të dosjeve mund të shkojë deri 20 vite
Pak ditë përpara nisjes së procesit të reduktimit të Gjykatave të Shkallës së Parë, në kuadër të hartës së re Gjyqësore, ish zëvendësministrja e Drejtësisë......

Energjia për bizneset, më shtrenjtë se rajoni - Çmimi u rrit me 70%, ERE: Shqipëria kryeson listën në Ballkan
Gjatë vitit 2022, bizneset shqiptare e paguan më shtrenjë energjinë elektrike në raport me vendet e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Të dhënat raportohen nga......

Efekti “Mona Lisa” në ekonominë globale - The Economist: Po shkojmë drejt recesionit
Pas krizës bankare, shumë analistë duken të bindur se ekonomia globale po shkon drejt recesionit – dhe të paktë janë ata që besojnë se ai do të shmanget, me......

Shqipëria krijon arbitrazhet, por fjala e fundit Gjykatave të Apelit - Projektligji rregullon edhe raportet me vendimet e arbitrazheve ndërkombëtare
Këshilli i Ministrave ka bërë publik vendimin për krijimin në Shqipëri të Gjykatave të Arbitrazhit, të cilat do të zgjidhin mosmarrëveshjet tregtare mes......

Furnizohemi me peshk nga Ekuadori dhe Greqia! - Harta e plotë/ 8.5 milionë euro produkte të importuara vetëm në Mars
Shqipëria është një vend me vijë bregdetare shumë të gjerë, por pavarësisht kësaj importi i peshkut dhe produkteve të detit është në nivele të larta. Referuar......

FMN, 178 milionë euro Kosovës në 2 vite - Për zbutjen e rreziqeve dhe ruajtjen e stabilitetit ekonomik të vendit
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe autoritetet e Kosovës kanë arritur një marrëveshje për politikat ekonomike në vend që do të mbështeten nga një Marrëveshje......