Bota Postuar më 22 Prill 2023, 09:55

Prodhuesit e automjeteve braktisin Gjermaninë - SHBA tërheq më shumë europianë falë subvencioneve

Nga SCAN TV
Prodhuesit e automjeteve braktisin Gjermaninë - SHBA tërheq më

Me rastin e panairit të automjeteve në Shangai doli më shumë në pah shqetësimi i prodhuesve europianë dhe veçanërisht gjermanë për të transferuar bazën e prodhimit të makinave apo pjesëve nga selitë e tyre në SHBA. Arsyeja është një dhe ka të bëjë me dispozitat e legjislacionit të fundit të Biden për të subvencionuar ekonominë e gjelbër. Prodhuesit e automjeteve deklarojnë se dhe pse për momentin nuk planifikojmë të zhvendosim prodhimin në SHBA, fabrikat e ardhshme patjetër do të ndërtohen atje. Sipas tyre ekziston rreziku që Europa të jetë humbëse e ndryshimeve të ardhshme. Gjithnjë e më shumë prodhues automjetesh po tërheqin prodhimin nga Gjermania dhe po e transferojnë atë në Kinë dhe SHBA.

Arsyet për zhvendosjen e prodhimit në vende të tjera ndryshojnë. Një nga arsyet kryesore ka të bëjë me koston e lartë të energjisë në BE, e cila është dyfish ose trefish më e lartë në krahasim me atë të SHBA-së, ndërkohë që burokracitë ua vështirësojnë jetën prodhuesve gjermanë të automjeteve. Në një analizë të fundit nga Berylls thuhet se planet për të transferuar prodhimin jashtë nënkupton për BE-në tkurrje të numrit të planifikuar të automjeteve që do të prodhohen në periudhën 2023-2029. Megjithatë, kjo nuk vlen për rajonet e tjera të botës, ku pritet një rritje e prodhimit të automjeteve, por jo në nivelet e vitit 2021.

Një hendek prodhimi prej rreth 4 milionë automjetesh pritet midis Gjermanisë dhe Amerikës së Veriut në vitet e ardhshme.

Audi dhe Ford tashmë kanë njoftuar se do të nxisin prodhimin e automjeteve jashtë vendit, veçanërisht në SHBA, ku prodhuesve u paguhen subvencione bujare si pjesë e tranzicionit drejt elektrifikimit. Si rezultat, 100 mijë vende pune janë në rrezik në Gjermani. Në të njëjtën kohë, në procesin e dixhitalizimit të prodhimit, tendenca për të forcuar motorët alternativë është më se e qartë, pavarësisht se në SHBA kalimi nga motorët termikë në automjetet elektrike po ndodh me një ritëm shumë më të ngadaltë se në Europë dhe Kinë. Kështu, në Gjermani 14% e shitjeve të automjeteve të reja janë thjesht elektrike, në Kinë përqindja përkatëse është 21% dhe në SHBA është nën 6%. Megjithatë, këto të dhëna mund të ndryshojnë në të ardhmen e afërt, siç raporton Deutsche Welle.

SHBA dhe Europa aktualisht po konkurrojnë për vendin e dytë në renditjen e tregjeve kryesore të automjeteve elektrike në botë pas Kinës. Në SHBA, shitjet e automjeteve elektrike pritet të kalojnë gjashtë milionë njësi në vit deri në vitin 2030.

Dorina Kurtaj / SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......