Europa Postuar më 22 Prill 2023, 09:52

Pagat në BE u rritën me 4.4% në 2022 - Paga mesatare u rrit në 22.9 euro/ora në vendet anëtare

Nga SCAN TV
Pagat në BE u rritën me 4.4% në 2022 - Paga mesatare u rrit

Paga mesatare për orë në vendet anëtare të BE-së arriti në 22.9 euro, ndërsa në vendet e eurozonës 2.6 euro më e lartë, në 25.5 euro, në vitin 2022, sipas të dhënave të publikuara nga shërbimi statistikor i BE-së, Eurostat. Krahasuar me vitin 2021, pagat u rritën me 4.4% në BE dhe me 4% në zonën e euros.

Brenda eurozonës, pagat dhe mëditjet për orë u rritën në të gjitha vendet anëtare. Rritjen më të ulët e shënuan Italia, Malta dhe Finlanda +2.3% secila dhe më e madhja nga Lituania +13.4%, Estonia +8.8% dhe Kroacia +8.7%. Greqia ishte nën mesataren e BE-së me një rritje prej afërsisht 4.2%, në vendin e 18-të në renditjen e përgjithshme të shteteve europiane.

Për sa u përket vendeve jashtë zonës së euros, pagat për orë dhe pagat e shprehura në monedhën kombëtare gjithashtu janë rritur në të gjitha vendet. Ato u rritën më pak në Danimarkë +2.2% dhe Suedi +3.0% dhe më shumë në Hungari +16.4%, Bullgari +15.5%, Rumani +12.3% dhe Poloni +11.7%.

Në BE, aktivitetet ekonomike që shënuan rritjen më të lartë të pagave vjetore në vitin 2022 ishin: Aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 6.4%, furnizimi me energji elektrike, gaz dhe ajër të kondicionuar si dhe Aktivitete financiare dhe sigurimesh, të dyja nga 5.6%.

Dorina Kurtaj / SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......