Menaxhimet e plazheve - BE, ultimatum Italisë për koncesionet e tyre

Një tjetër sprovë për Italinë në temën e koncesioneve të plazheve vjen nga BE
Këtë herë jo nga Brukseli, por nga Luksemburgu, ku Gjykata e Drejtësisë e BE-së ka ripërsëritur se çdo shtet duhet të zbatojë një procedurë të paanshme dhe transparente përzgjedhjeje midis kandidatëve për menaxhimin e plazheve të tij.
Vendimi ka të bëjë me një rast të veçantë, atë të Ginosa, në provincën e Tarantos, por shërben si një paralajmërim për një qeveri që ka zgjatur koncesionet aktualisht në fuqi deri në fund të vitit 2024.
Së shpejti mund të mbërrijë edhe një procedurë shkeljesh evropiane për këtë temë, për shkelje të direktivës Bolkestein të vitit 2006 mbi konkurrencën. Nga ana tjetër kryeministrja e vendit Meloni, ka garantuar se autoritetet italiane do të sigurojnë zbatimin e legjislacionit europian shumë shpejt.
Giorgia Meloni duket se i ka premtuar Brukselit se do ta zgjidhë problemin së shpejti, por nuk do ta ketë të lehtë të kapërcejë rezistencën e partive të tjera që përbëjnë ekzekutivin e saj dhe që ende sot mbrojnë vazhdimësinë e punës së pronarëve të objekteve në plazhe.
Ndërkohë, sektori shpreson në zgjidhje kompromisi. Qaeverisë italiane dhe parlamentit iu është kërkuar që të aplikojnë zgjidhje rregullatore si dhe një reformë organike të sektorit.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Zhvendosja e sektorit bankar - Në Europë, Parisi zëvendëson Londrën
Ka jetë pas Londrës dhe më gjerë pas daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian, siç e vërejnë bankat ndërkombëtare – dhe poli i ri i tërheqjes është Parisi ,......

Bizneset neglizhojnë masat për sigurinë në punë - Shkelet ligji, vetëm gjysma e subjekteve kanë një mjek ndërmarrjeje
Bizneset në vend vijojnë të neglizhojnë masat e përcaktuara në ligj që duhen ndërmarrë për të garantuar sigurinë e punonjësve të tyre. Referuar të dhënave të......

Ndryshojnë tarifat për ankesat e tenderëve - Vendimi i qeverisë për operatorët ekonomikë: Niveli, sipas llojit të ankesës
Qeveria, ka ndryshuar tarifat që duhet të paguajnë operatorët ekonomikë, në rast të kundërshtimit të kritereve apo vlerësimit të ofertave në një procedurë......

Monitorim administratës publike për zgjedhjet - Ngrihet Task-Forca. Cilët janë kushtet që nuk duhen shkelur?
Një Task-Forcë e posaçme është ngrtur me vendim të Këshillit të Ministrave e cila do të monitorojë veprimtarinë, sjelljen apo përdorimin e burimeve njerëzore,......

Kryeqyteti “mbledh” tatimpaguesit e mëdhenj - Si kanë kontribuar në barrën tatimore për 5 vite?
Në shumë administrata homologe, dhe në vendin tonë prej vitesh funksionon brenda strukturës së administratës tatimore qendrore Drejtoria e Tatimpaguesve të......

Nga 1 maji reduktohen gjykatat e rretheve - Alarmi i ish-Zv.Ministres: Kohëzgjatja e shqyrtimit të dosjeve mund të shkojë deri 20 vite
Pak ditë përpara nisjes së procesit të reduktimit të Gjykatave të Shkallës së Parë, në kuadër të hartës së re Gjyqësore, ish zëvendësministrja e Drejtësisë......

Energjia për bizneset, më shtrenjtë se rajoni - Çmimi u rrit me 70%, ERE: Shqipëria kryeson listën në Ballkan
Gjatë vitit 2022, bizneset shqiptare e paguan më shtrenjë energjinë elektrike në raport me vendet e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Të dhënat raportohen nga......

Efekti “Mona Lisa” në ekonominë globale - The Economist: Po shkojmë drejt recesionit
Pas krizës bankare, shumë analistë duken të bindur se ekonomia globale po shkon drejt recesionit – dhe të paktë janë ata që besojnë se ai do të shmanget, me......