Shqipëria Postuar më 22 Prill 2023, 11:45

Bien eksportet me Europën, por rriten me rajonin - Kryeson Maqedonia e Veriut. Pozitive paraqitet dhe Kosova. Importet drejt rënies

Nga SCAN TV
Bien eksportet me Europën, por rriten me rajonin - Kryeson Maqedonia e

Teksa Shqipëria regjistroi një rënie të eksporteve për muajin mars, të ndalur në rajon ky indikator shënon lehtësisht vlera pozitive. Tregtia duket se po lulëzon më shumë me Maqedoninë e Veriut teksa eksportet janë rritur në tremujorin e parë të vitit me 47.8%.

Për këtë fillim viti krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022,eksportet Maqedoninë e Veriut arritën në 7.2 miliardë lekë. Më tej Kosova shënon një rritje prej 2% ku në tremujroin e parë të 2022 u tregtuan drejt saj 9.9 miliardë lekë mallra ndërsa në 3 muajtë e parë të 2023, 10.2 miliardë lekë.

Nga ana tjetër importet me Kosovën ranë nga 3.4 miliardë në 2.6 miliardë lekë. Në të njëjtin ritëm edhe me Maqedoninë e Veriut ku vlera e regjistruar ishte nga 3.6 miliardë në  3.37 miliardë lekë.

Të ndalur vetëm në muajin mars këta tregues lehtësisht kanë ndryshuar.

Kategoritë e mallrave që kanë ndikuar pozitivisht tek eksportet kanë qenë ushqime pije duhan, makineri pajisje dhe pjesë këmbimi dhe tekstiel e këpucë. Ndërsa ndjeshëm ka rënë eksporti i materialeve të ndërtimit e mineraleve djegëse por dhe produkteve kimike e plastike.

Me të gjitha shtetet Shqipëria shënoi një rënie si të eksporteve por dhe të importeve për muajin mars. Kështu, në mars të vitit 2023 eksportet e mallrave arritën vlerën 42 mld lekë, duke rënë me 11.7%, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 81 mld lekë, duke rënë me 3.7%, në krahasim me një vit më parë.

Marinela Lina / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat