Sigurime në lekë, apo valutë? - AMF: 33.2% e primeve të shkruara bruto rezultojnë në monedhën evropiane

Ledina Elezi/SCAN
Aktualisht, në shumicën e sektorëve të vendit tonë ka një prani të lartë të monedhave të huaja, kryesisht të euros dhe dollarit amerikan. Po në tregun e sigurimeve, a ka një përdorim më të gjerë të lekut apo euros?
Deri në fund të muajit qershor, primet e shkruara bruto për të gjithë aktivitetin e tregut të sigurimeve Jetë dhe Jo-Jetë rezultojnë në rreth 11.88 miliardë lekë, ku rreth 33.2% e tyre janë realizuar në monedhën Euro. Referuar të dhënave më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, përveç produkteve të detyrueshme të Kartonit Jeshil, i cili është produkt ndërkombëtar sigurimi dhe lëshohet gjithmonë në monedhën Euro, por edhe Sigurimi Kufitar, ka edhe disa produkte vullnetare që rezultojnë me të ardhura pothuajse 100% të realizuara në Euro, siç është Sigurimi i kombinuar i Aksidenteve personale dhe shëndetit, Sigurimi i Jetës në Udhëtim dhe Sigurimi i Jetës së Studentit.
Gjithashtu, produktet që shfaqin një vlerë të primeve të shkruara në përqindje të lartë në Euro janë Sigurimi Kasko, Sigurimi i të Gjitha Risqeve në Ndërtim, Sigurimi i Aksidenteve dhe Shëndetit në aktivitetin e sigurimit Jo-Jetë, Sigurimi i Jetës me Kursim e të tjera. Ndërkohë, produktet si Sigurimi i Mallit në Transport apo Sigurimet e pronës paraqesin një nivel të lartë Euroizimi për shkak të interesit të siguruar nga këto kontrata, interes i cili vlerësohet kryesisht në Euro në rastet e import-eksporteve.
Klasat që kanë shfaqur rritjen më të theksuar të primeve të shkruara në Euro në krahasim me fundin e vitit 2023, janë Sigurimi i Përgjegjësisë Civile me një rritje prej 4.9%, Sigurimet e Garancisë me rritje të peshës me 4.6%, Sigurimet e Pronës me rritje të peshës me 2%, pasuar nga Sigurimet Motorike me rritje të peshës me 0.9%.
Ndërsa, rënie në peshë të primeve të shkruara në Euro kanë Sigurimet e Aksidenteve e Shëndetit me 4.5%, Sigurimet e Mallit në transport me rënie të peshës me 2.9%, Sigurimet e Marinës me rënie të peshës me 2.7% dhe Sigurimet Inxhinierike me një rënie prej 2.6%.
Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare po ndërmerr një sërë masash për të ulur nivelin e përdorimit të monedhave të huaja në ekonomi dhe nxitjen e përdorimit të monedhës kombëtare.
Sondazh

Turqia aplikon për anëtarësimin në BRICS - Ankaraja synon të bëhet “urë lidhëse” mes BE dhe Azisë
Kristi Ceta/SCAN Turqia ka paraqitur formalisht kërkesën për t'u bashkuar me grupin BRICS të vendeve në zhvillim, në përpjekje për të zgjeruar ndikimin......

Më shumë energji e tregtuar në alpex - Volumet për 8-mujorin arrijnë 1 mln mWh. Çmimi mesatar, 97 euro/mWh
Ola Mitre / SCAN Bashkimi i tregjeve energjetike Shqiqëri – Kosovë ka rritur volumet e tregtuara në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike, ALPEX. Sipas të......

Rregulla të reja për pensionet në bankë - Nga aplikimi për transferim, tek deklarata e konfirmimit dy herë në vit
Elisabeta Dosku/SCAN Të gjithë pensionistët, të cilët dëshirojnë që ta përfitojnë pensionin e tyre nëpërmjet bankës, kanë në dispozicion dy rrugë për të......

Sa fermerë do të marrin pagesë për naftën në bujqësi? - Lista/ “Kalon” vetëm gjysma e aplikantëve, kryeson qarku Fier
Elisabeta Dosku/ SCAN Lista e aplikantëve që kanë kaluar “testin” për të përfituar naftë falas për punime të mekanizuara në bujqësi është bërë publike.......

Shqipëria kryeson në listën e aeroporteve - Rritje mbi 200% të numrit të pasagjerëve krahasuar me vitin 2019
Diamila Leka/ SCAN Shqipëria kryeson në listën e aeroporteve raportohet nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve. Në një postim në rrjetet sociale......

Kosovë, remitancat dhe IHD-të, burimet kryesore - Deficiti tregtar thellohet në 2.2 mld euro, në rritje vjetore prej 8.2%
Lidion Kulla/ SCAN Investimet e Huaja Direkte në Kosovë vijojnë të jenë një burim mjaft i rëndësishëm i flukseve të kapitalit por edhe i zhvillimit ekonomik......

Pompa më e madhe e nxehtësisë në botë - Finlanda sjell impiantin që do të reduktojë karbonizimin
Kristi Ceta/SCAN Pompa e nxehtësisë ajër-ujë po instalohet për të ndihmuar në dekarbonizimin e sistemit të ngrohjes qendrore të qytetit. Ngrohja qendrore......

Chat GPT, mbi 200 mln përdorues në javë - Numri është dyfishuar në krahasim me nëntorin e 2023
Kristi Ceta/ SCAN Kompania OpenAI njoftoi se chatbot-i i saj ChatGPT tani ka 200 milionë përdorues aktivë javorë, që është dy herë më shumë në krahasim me......