Chat GPT, mbi 200 mln përdorues në javë - Numri është dyfishuar në krahasim me nëntorin e 2023

Kristi Ceta/ SCAN
Kompania OpenAI njoftoi se chatbot-i i saj ChatGPT tani ka 200 milionë përdorues aktivë javorë, që është dy herë më shumë në krahasim me nëntorin e vitit të kaluar.
Numri i përdoruesve nuk është rritja e vetme e madhe që OpenAI ka regjistruar vitin e kaluar. CEO Sam Altman u tha punonjësve këtë verë se të ardhurat vjetore të pritshme ishin 3.4 miliardë dollarë, ndërsa në fund të 2023 ishin 1.6 miliard dollarë.
OpenAI gjithashtu tha se 92% e kompanive në listën Fortune 500 po përdorin produktet e saj.
Apple, Nvidia dhe Microsoft janë në bisedime për të investuar në OpenAI dhe i vetmi detaj i njohur për këtë investim është se do të rrisë vlerën e OpenAI në më shumë se 100 miliardë dollarë.
Microsoft ka investuar 13 miliardë dollarë në kompani që nga viti 2019, ndërsa Apple ka zbuluar se ChatGPT do të përbëjë një pjesë të madhe të inovacioneve që lidhen me Apple Intelligence.
Microsoft dhe Apple hoqën dorë nga vendet e tyre në bordin e OpenAI këtë verë pasi Komisioni Evropian ngriti shqetësime për një monopol të lidhur me marrëdhëniet e ngushta të kompanive.
Instituti Amerikan për Sigurinë e Inteligjencës Artificiale gjithashtu njoftoi se OpenAI dhe Anthropic kanë rënë dakord të lejojnë që qeveria të vlerësojë modelet e rëndësishme të IA para se ato të dalin për publikun.

Rritja e taksës për naftën “pasuron” Britaninë - Plani i qeverisë do të sjellë 12 mld paund në arkat e shtetit
Kristi Ceta/ SCAN Plani i qeverisë britanike për të rritur taksën e jashtëzakonshme për prodhuesit e naftës dhe gazit në Detin e Veriut do të çojë në një......

“Agrovoltaika” u vjen në ndihmë fermerëve - Plotëson rreth 70% të kërkesës për energji në Evropën Qendrore
Kristi Ceta/ SCAN Vendosja e paneleve diellore dhe kultivimi i të korrave në të njëjtën tokë mund të jetë një zgjidhje për të nxitur energjinë elektrike të......

Në 7 muaj gjobiten mbi 27 mijë mjete në Tiranë - Në parkimet me pagesë janë shitur rreth 736 mijë bileta
Diamila Leka/ SCAN Për të gjithë qytetarët të cilët disponojnë një makinë, problemi për ta është se ku do të parkojnë. Pavarësisht se në kryeqytet janë......

Fluks i lartë pasagjerësh në aeroportin e Rinasit - Në gusht, 41% më shumë krahasuar me një vit më parë
Diamila Leka/ SCAN Muaji gusht, që përkon edhe më kulmin e sezonit turistik ka regjistruar një rritje të konsiderueshme të pasagjerëve në aeroportin......

Rruga Kombinat-Ndroq-Plepa, në rikonstruksion - Pas ankesave, ARRSH rishpall kompaninë fituese. Oferta, 567.75 mln lekë, pa TVSH
Ola Mitre / SCAN Autoriteti Rrugor Shqiptar ka rishpallur kompaninë fituese që do të kryejë rikonstruksionin e rrugës së vjetër Kombinat – Ndroq – Plepa. Me......

SHBA, rriten kursimet për pension - Rreth 500,000 amerikanë kanë 1 mln USD në llogaritë e tyre
Kristi Ceta/ SCAN Amerikanët po shfrytëzojnë tregjet e shëndetshme për të vazhduar ndërtimin e kursimeve të tyre për pension. Në tremujorin e dytë të vitit,......

Shtetet më mikpritëse në botë - Greqia renditet e dyta, Afrika e Jugut kryeson listën
Kristi Ceta/SCAN Një studim i ri nga Remitly ka zbuluar se Greqia është kombi i dytë më mikpritës në botë. Kërkimi global përdori Testin e Personalitetit......

Shpjegohet fenomeni i turizmit - Euro ndihmoi shqiptarët për pushime jashtë vendit
Hamit Yzeiraj/ SCAN Turizmi global është rikthyer në trajektore të fortë rritëse, duke rikuperuar tërësisht efektin e pandemisë. Rritja e kërkesës botërore......