SHBA, rriten kursimet për pension - Rreth 500,000 amerikanë kanë 1 mln USD në llogaritë e tyre

Kristi Ceta/ SCAN
Amerikanët po shfrytëzojnë tregjet e shëndetshme për të vazhduar ndërtimin e kursimeve të tyre për pension. Në tremujorin e dytë të vitit, numri i llogarive 401(k) me të paktën 1 milion dollarë u rrit me 2.5%, duke arritur në 497,000, sipas raportit të fundit për analizën e pensioneve nga Fidelity Investment. Edhe pse rritja ishte më e butë se në tremujorët e kaluar, kjo rezultoi në balancën e tretë më të lartë mesatare të llogarive të arritur ndonjëherë, prej $127,100 për tremujorin.
Norma totale mesatare e kursimeve 401(k) u rrit pak, duke shkuar në 14.2%, falë kontributeve të punonjësve dhe punëdhënësve që mbetën në nivelet rekord të tremujorit të kaluar. Kjo normë kursimesh është më e afërta që ka qenë ndonjëherë me 15% që ka rekomanduar Fidelity.
Kjo rritje e kursimeve ishte e krahasueshme në të gjitha llogaritë e tjera të pensioneve të Fidelity, përfshirë IRA dhe 403(b). Një 401(k) u jep mundësinë punonjësve të kompanive përfituese të investojnë kursimet për pension; një 403(b) funksionon në mënyrë të ngjashme por është për punonjësit e organizatave jofitimprurëse; dhe një IRA është e krijuar nga individ në institucionin e tij financiar dhe është pa taksa.
Megjithatë, shifrat e kursimeve në të gjithë sektorët ende nuk arrijnë në shumën që amerikanët besojnë se do të kenë nevojë për të dalë në pension dhe të jetojnë rehatshëm. Kjo shifër, e njohur si "numri magjik," arriti në 1.46 milion USD këtë vit.
Për më tepër, Administrata e Sigurimeve Shoqërore ka paralajmëruar se fondet e trustit që mbështesin 66 milion amerikanë do të shterojnë në vitin 2034 për shkak të një sistemi të mbushur me pensione që nuk arrin të përballojë numrin në rritje të pensionistëve dhe njerëzve që jetojnë shumë më gjatë se më parë.
Këtë vit, më shumë se katër milion qytetarë do të mbushin 65 vjeç, mosha mesatare e pensionit, vala më e madhe e amerikanëve që arrijnë në moshën e pensionit në histori.
Sondazh

Shtetet më mikpritëse në botë - Greqia renditet e dyta, Afrika e Jugut kryeson listën
Kristi Ceta/SCAN Një studim i ri nga Remitly ka zbuluar se Greqia është kombi i dytë më mikpritës në botë. Kërkimi global përdori Testin e Personalitetit......

Shpjegohet fenomeni i turizmit - Euro ndihmoi shqiptarët për pushime jashtë vendit
Hamit Yzeiraj/ SCAN Turizmi global është rikthyer në trajektore të fortë rritëse, duke rikuperuar tërësisht efektin e pandemisë. Rritja e kërkesës botërore......

A janë “frenuar” ndërtimet në zonat bregdetare? - Të dhënat e INSTAT tregojnë se Lezha ka shënuar rënien më të thellë
Armela Duka/ SCAN Sipërfaqja e lejeve të ndërtimeve të miratuara në të gjithë vendin ka vijuar të jetë e lartë edhe në tremujorin e dytë të vitit 2024, por......

55% e popullsisë me internet 5G në 2027 - Hapet tenderi për përdorimin e brezit të frekuencave 3400-3800 MHz nga operatorët
Ledina Elezi/SCAN Është hapur tenderi për dhënien e të drejtave të përdorimit në brezin e frekuencave 3400-3800 MHz, në 5 blloqe të organizuara për......

Tre projekte rrugore marrin 4.75 mld lekë shtesë - Buxheti / Financohet Elbasan – Lekaj, pjesë e korridorit VIII
Financimi shtesë prej 4.75 miliardë lekë, për transportin rrugor për vitin 2024 do të shkojë për 3 projekte të reja. Sipas relacionit, që shoqëron Aktin......

Pritet rritje e çmimeve në sektorin e shërbimeve - Vrojtimi i BSH/ Qytetarët u treguan më optimistë për situatën financiare në vend
Ledina Elezi/SCAN Treguesi i ndjesisë ekonomike është rritur me 1 pikë në muajin gusht, duke qëndruar me 12 pikë përqindje mbi mesataren historike. Sipas......

Skemë e re aplikimesh për grante në bujqësi - Për çfarë do të përdoret shtesa në buxhet prej 500 milionë lekësh?
Elisabeta Dosku/ SCAN Ministria e Bujqësisë do të hapë një skemë të re mbështetje për fermerët përmes subvencioneve të dhëna nga buxheti i shtetit. Me aktin......

Bashkitë arrijnë rekord, prekin “dyshemenë” e borxheve - Shlyejnë detyrimet për investime, kufiri bie nën 1 miliard lekë
Elisabeta Dosku/ SCAN Për herë të parë pas kaq shumë vitesh, pushteti vendor ka arritur rekord në uljen e detyrimeve të prapambetura, të cilat regjistron......