Skemë e re aplikimesh për grante në bujqësi - Për çfarë do të përdoret shtesa në buxhet prej 500 milionë lekësh?

Elisabeta Dosku/ SCAN
Ministria e Bujqësisë do të hapë një skemë të re mbështetje për fermerët përmes subvencioneve të dhëna nga buxheti i shtetit. Me aktin normativ të miratuar së fundmi, qeveria ka akorduar një shtesë fondesh për Ministrinë e Bujqësisë në vlerën e 500 milionë lekëve.
Në relacionin që shoqëron këtë dokument, thuhet se shtesa e fondeve në masën 500 milionë lekë për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, do të shkojë në mbështetje të fermerëve për implementimin e skemës së re të mbështetjes/grand për investime, e cila synon të krijojë iniciativë për rritjen e investimeve në sektorin e bujqësisë, me qëllim rritjen e prodhimit, agropërpunimit dhe eksporteve.
Referuar relacionit, shtesa nevojitet për të mbuluar rreth 20-30% të aplikimeve, të cilat i korrespondojnë periudhës shtator-dhjetor 2024.
Pas miratimit të aktit normativ, Ministria e Bujqësisë ka dhënë disa detaje se ku do të përdoret ky fond. Sipas këtij institucioni, shtesa do të shkojë si mbështetje për fermerët për ndërtimin e serave të reja, po ashtu për herë të parë do ti kushtohet vëmendje ndërtimit të rrjetave antibreshër, pasi “pabesitë” e motit në kulmin e prodhimit kanë sjellë dëme të mëdha për prodhuesit. Nga ana tjetër, fondi parashikohet të kanalizohet në ndërtimin e stallave për bagëtitë. Para pak kohësh Ministria e Bujqësisë miratoi një udhëzim për ndërtimin e sallave sipas standardeve të duhura, ku dhe ishte parashikuar mbështetje për këtë kategori.
Mekanizimi i sektorit të bujqësisë gjithashtu do të marrë vëmendje, duke përshpejtuar procese të ndryshme në këtë sektor.
Po ashtu do ti jepet rëndësi shtimit dhe përmirësimit të ujitjes dhe kullimit, si një zë shumë i rëndësishëm për të garantuar rritjen e prodhimit dhe cilësinë e tij. Në sektorin e peshkimit fondet do të kanalizohen për rrjetat, me qëllim rritjen e zënieve në det.
Sondazh

Bashkitë arrijnë rekord, prekin “dyshemenë” e borxheve - Shlyejnë detyrimet për investime, kufiri bie nën 1 miliard lekë
Elisabeta Dosku/ SCAN Për herë të parë pas kaq shumë vitesh, pushteti vendor ka arritur rekord në uljen e detyrimeve të prapambetura, të cilat regjistron......

Pamundësitë ekonomike për udhëtime - 30% e qytetarëve të BE nuk përballojnë dot 1 javë pushime
Kristi Ceta/SCAN Ndryshimet në mundësitë për të bërë pushime në BE theksojnë pabarazitë e mëdha ekonomike brenda rajonit. Të dhënat tregojnë se, ndërsa disa......

Fondet e investimeve vijojnë rimëkëmbjen - Asetet neto arrijnë në mbi 53 mld lekë, numri i anëtarëve në 34,411
Lidion Kulla\ SCAN Fondet e investimeve kanë vijuar rritjen e qëndrueshme edhe gjatë muajit qershor të këtij viti. Sipas të dhënave të publikuara nga......

Ndryshimet e klimës, më pak verë, por më e mirë - Prodhimi në vendet e Ballkanit ka rënë deri në 50% këtë vit
Kristi Ceta/ SCAN Vera e Ballkanit do të jetë më e pakët në sasi këtë vit, por gjithashtu më e mirë se kurrë, thonë vreshtarët nga Serbia, Kosova, Kroacia e......

Britania shqyrton mundësinë për javë pune 4-ditore - Punonjësit mund të punojnë më shumë orë në më pak ditë
Kristi Ceta/ SCAN Qeveria britanike po shqyrton mundësinë për t’u dhënë të drejtë punonjësve me kohë të plotë për të kërkuar një javë pune katërditore, duke......

Zgjerohet kreditimi në sektorin privat - Rritje e ndjeshme në arsim dhe furnizim me ujë. Disa sektorë, me tkurrje të fortë
Armela Duka/ SCAN Ndërsa më herët kemi analizuar nivelin e kredisë së së re të shpërndarë për individët, këtë herë “Scan Intel” është ndalur tek kredia e re......

Shtohen milionerët e kriptomonedhave - Llogariten në 95% më shumë krahasuar me vitin 2023
Kristi Ceta/ SCAN Më shumë se 172,300 kripto-milionerë, d.m.th. njerëz që zotërojnë kriptomonedha me vlerë më shumë se 1 milion dollarë, u numëruan në mbarë......

Ulen humbjet e energjisë në rrjet - Pas aksionit të OSSH, vjedhjet ranë me 11.2%. Edhe humbjet teknike, në përmirësim
Ola Mitre / SCAN Humbjet e energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes pësuan rënie me 8.6% gjatë 3-mujorit të dytë të këtij viti, në raport me të njëjtën......