Zgjerohet kreditimi në sektorin privat - Rritje e ndjeshme në arsim dhe furnizim me ujë. Disa sektorë, me tkurrje të fortë

Armela Duka/ SCAN
Ndërsa më herët kemi analizuar nivelin e kredisë së së re të shpërndarë për individët, këtë herë “Scan Intel” është ndalur tek kredia e re e shpërndarë për sektorin privat, të cilësuar sipas aktivitetit të tyre ekonomik.
Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë për muajin korrik 2024, tregojnë një dinamikë interesante në kreditë e reja të dhëna për bizneset dhe korporatat jofinanciare private, të ndara sipas aktiviteteve të tyre ekonomike. Në muajin korrik, flukset hyrëse të parasë në formën e kredive të reja për bizneset u regjistruan në rreth 20.7 miliardë lekë.
Gjatë këtij muaji, sektori që vazhdoi të dominojë në marrjen e kredive ishte “Tregtia me shumicë dhe me pakicë”, që përfitoi 9.2 miliardë lekë, një rritje prej 23% krahasuar me qershorin, një shifër që është ndjeshëm më e lartë se në korrik 2023. Në vendin e dytë dhe të tretë renditen “Ndërtimi” dhe “Industria përpunuese” me përkatësisht 3.2 miliardë lekë dhe 1.7 miliardë lekë kredi të re. Të dy këto sektorë kanë shfaqur një rritje të lehtë krahasuar me muajt e mëparshëm.
Nga ana tjetër, sektorët që kanë marrë më pak kredi gjatë këtij muaji janë “Aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike” me vetëm 11 milionë lekë dhe “Arte, argëtim dhe çlodhje” me 7 milionë lekë. Këto sektorë kanë marrë relativisht më pak kredi duke treguar një orientim më të ulët të tyre drejt investimeve me huamarrje.
Nëse analizojmë shifrat në terma vjetorë vëmë re se sektori që ka përjetuar rritjen më të madhe është "Furnizimi me ujë", me një rritje prej 331.9%, i ndjekur nga sektori i "Arsimit" dhe "Akomodimi dhe shërbimi ushqimor", të cilët janë rritur përkatësisht me 122.4% dhe 120.7%. Nga ana tjetër, disa sektorë kanë përjetuar rënie të ndjeshme, si "Administrimi publik dhe mbrojtja", "Aktivitetet financiare dhe të sigurimit", dhe "Arti, argëtimi dhe çlodhja", të cilat kanë parë tkurrje të portofolit të kredisë me përkatësisht 100%, 59.5%, dhe 89.5%.
Në të kundërt, sektorët që kanë marrë më pak kredi gjatë këtij muaji përfshijnë “Aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike” me vetëm 19 milionë lekë dhe “Aktivitetet e furnizimit me ujë dhe menaxhimi i mbetjeve” me 7 milionë lekë. Këto sektorë kanë mbetur relativisht të paaktivizuar në raport me kreditimin, duke treguar një orientim më të ulët të tyre drejt investimeve me huamarrje.
Sondazh

Shtohen milionerët e kriptomonedhave - Llogariten në 95% më shumë krahasuar me vitin 2023
Kristi Ceta/ SCAN Më shumë se 172,300 kripto-milionerë, d.m.th. njerëz që zotërojnë kriptomonedha me vlerë më shumë se 1 milion dollarë, u numëruan në mbarë......

Ulen humbjet e energjisë në rrjet - Pas aksionit të OSSH, vjedhjet ranë me 11.2%. Edhe humbjet teknike, në përmirësim
Ola Mitre / SCAN Humbjet e energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes pësuan rënie me 8.6% gjatë 3-mujorit të dytë të këtij viti, në raport me të njëjtën......

Tregu i fluturimeve në Kinë, më i madhi në botë në 2043 - Pekini pritet të dyfishojë flotën e avionëve në dekadat e ardhshme
Kristi Ceta/SCAN Tregu i udhëtimeve ajrore i Kinës do të kalojë atë të Shteteve të Bashkuara për t'u bërë më i madhi në botë deri në vitin 2043. Ai......

2.9 mld lekë dëme të paguara nga aksidentet - Gjatë 2024 kanë ndodhur 33.2% më shumë raste se 1 vit më parë
Lidion Kulla/ SCAN Rritja e numrit të aksidenteve rrugore gjatë këtij viti, ka shtuar edhe pagesën e dëmeve nga kompanitë e sigurimeve. Sipas të dhënave të......

Dëmet nga krimet kibernetike, 300 mld USD - Në Gjermani, kostot u rritën me 29% krahasuar me një vit më parë
Kristi Ceta/SCAN Krimi kibernetik dhe aktet e tjera të sabotimit u kanë kushtuar kompanive gjermane rreth 267 miliardë euro (298 miliardë dollarë) vitin e......

Korea e Jugut planifikon iniciativën e “gjelbër” - Synon përdorimin e karburantit të qëndrueshëm për fluturimet
Kristi Ceta/ SCAN Korea e Jugut synon të sigurojë që të gjitha fluturimet ndërkombëtare të përdorin një përzierje prej rreth 1% të karburantit të......

Sa është fondi për indeksimin e pensioneve? - Numri i përfituesve rritet me mbi 8 mijë, financimi mbetet në “vend”
Elisabeta Dosku/ SCAN Rritja e perfomancës së të ardhurave në buxhet dhe rialokimet që u bënë me anë të aktit normativ, nuk prekën fondin e parashikuar për......

5% e shqiptarëve, përdorues të kriptomonedhave- Raporti/ Të ardhurat nga kriptot në vend arrijnë në 1.2 mln dollarë
Hamit Yzeiraj/SCAN Të ardhurat pasive po bëhen gjitmonë e më shumë një mënyrë e mirë për të tërhequr investitorë të rinj. Të dhënat nga platforma......