Sa është fondi për indeksimin e pensioneve? - Numri i përfituesve rritet me mbi 8 mijë, financimi mbetet në “vend”

Elisabeta Dosku/ SCAN
Rritja e perfomancës së të ardhurave në buxhet dhe rialokimet që u bënë me anë të aktit normativ, nuk prekën fondin e parashikuar për indeksimin e pensioneve dhe as për bonusin e pensionistëve.
Referuar aktit normativ për ndryshime në buxhet , fondi për indeksimin e pensioneve është parashikuar në 4.137 milionë lekë dhe bonusi i pensionistëve 3. 650 milionë lekë. Fond ndahet midis skemave, sipas përcaktimeve në vendimin e Këshillit të Ministrave.
Por pavarësisht se numri i përfituesve në skemë në gjysmën e dytë të vitit është rritur, fondi i parashikuar është i njëjtë si në buxhetin fillestar dhe nuk ka ndryshuar. Sipas ligjit, indeksimi i pensioneve bëhet në muajin Tetor, ndërsa bonusi shpërndahet në festat e fundvitit.
Numri i pensionistëve që përfitojnë trajtim financiarë nga skema e sigurimeve shoqërore është rritur ndjeshëm në gjysmën e parë të vitit. Të dhënat zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, të siguruara nga SCAN TV, bëjnë me dije se deri në Qershor 2023, numri i pensionistëve përfitues ka arritur në 713.333 individë, me një rritje prej 8334 përfitues më shumë se fundviti që lamë pas.
Ndërsa totali i përfituesve nga skema e sigurimeve shoqërore në fund të Qershorit 2024 rezulton 796.563 me një rritje prej 7136 përfitues në raport me Dhjetorin 2024.
Qeveria po përgatitet që në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar të reformojë sërish skemën e pensioneve me qëllim rritjen e mbështetjes financiare për pensionistët dhe për të amortizuar diferencën e madhe që ekziston midis pensioneve të lidhura para vitit 2015 kur u ndërmor reforma e parë, dhe atyre e lidhura pas saj, të cilat janë më të larta. Një nga diskutimet është alokimi i indeksimit, pasi aktualisht indeksohet totali që marrin pensionistet dhe formati i indeksimit të çdo elementi të pensionit do dojë një rishikim.
Sondazh

5% e shqiptarëve, përdorues të kriptomonedhave- Raporti/ Të ardhurat nga kriptot në vend arrijnë në 1.2 mln dollarë
Hamit Yzeiraj/SCAN Të ardhurat pasive po bëhen gjitmonë e më shumë një mënyrë e mirë për të tërhequr investitorë të rinj. Të dhënat nga platforma......

Central diellor në Pogradec - Dorëzohet aplikimi për projektin 30 MW, nuk përfiton nga masat mbështesëse
Ola Mitre / SCAN Viti 2024 ka regjistruar një interes të lartë të investitorëve për centrale të mëdhenj fotovoltaikë, teksa së fundmi një aplikim i ri......

Euro ra me 0.49% ndaj lekut në gusht - E mbylli muajin në 99.65 lekë, pranë nivelit më të ulët historik
Lidion Kulla/SCAN Rënia e euros në tregun e brendshëm nuk është ndalur as gjatë muajit gusht, por megjithatë ky zhvlerësim ka qenë më i moderuar. Duket se......

5.25 mld lekë më shumë për rrugët - Ndryshimi i buxhetit/ Projektet ku shkojnë paratë, 500 mln lekë shtesë edhe për pagat
Ola Mitre / SCAN Buxheti për transportin rrugor është rritur me 5.25 mld lekë, pas rishikimit të buxhetit të shtetit për vitin 2024. Sipas tabelave të......

Detyrimet e prapambetura rriten me 9.3 milionë euro - Stoku arrin në 99 milionë euro, pushteti vendor ul barrën
Elisabeta Dosku/ SCAN Qeveria qendrore dhe ajo vendore kanë rritur stokun e detyrimeve ndaj bizneseve dhe qytetarëve është me rreth 9.3 milionë euro......

33.7 mld lekë leje ndërtimi në tre muaj - Rekord edhe për sipërfaqet. Ndërtimet rezidenciale, pjesa më e madhe e investimeve
Armela Duka/SCAN Rreth 33.7 miliardë lekë është vlera e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike në tremujorin e dytë 2024,......

Çfarë parashikojnë ndryshimet në buxhet? - Nga fondi i rindërtimit, tek investimet në infrastrukturë dhe bujqësia
Elisabeta Dosku/ SCAN Performanca e mirë në të ardhurat buxhetore përgjatë 7 muajve të këtij viti, e cila ka ardhur kryesisht për shkak të rritjes së......

Java mbyllet negativisht për valutat kryesore!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në rënie pasi në raport me dje është blerë sot me 89.5 lekë dh është shitur me 90.5 lekë sipas kursit të këmbimit......