Central diellor në Pogradec - Dorëzohet aplikimi për projektin 30 MW, nuk përfiton nga masat mbështesëse

Ola Mitre / SCAN
Viti 2024 ka regjistruar një interes të lartë të investitorëve për centrale të mëdhenj fotovoltaikë, teksa së fundmi një aplikim i ri është depozituar pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Referuar interesit të shprehur pranë këtij dikasteri është bashkimi i përkohshëm i shoqërive "REJ" dhe "GREEN ENERGY", që kërkojnë të ndërtojnë një impiant fotovoltaik me kapacitet të instaluar 30 MW, në Trebinjë të Bashkisë Pogradec.
Në rast të finalizimit të procedurave, ky projekt nuk do të jenë përfituese të masave mbështetëse të qeverisë, që përfshijnë lehtësim në sigurimin e dokumentacionit apo blerje të garantuar të energjisë së prodhuar.
Ndërkaq, përgjatë këtij vitit numërohen dhjetra aplikime të paraqitur nga kompanitë private. Kapaciteti i parashikuar i instaluar për këto impiante është mbi 210 MW, ndërsa vendndodhja e tyre është e ndryshme nga Fieri, në Kolonjë, në Elbasan, Korçë, Cerrik, etj.
Interesi për investime në energji diellore ka disa vite që ka ardhur në rritje nga ana e investitorëve privatë, ndërkohë që një pjesë e kërkesave janë pranuar, ndërsa të tjera jo. Aktualisht, energjia diellore nga impiantet e mëdhenj është pak e shfrytëzuar në vendin tonë, teksa në prodhim ka hyrë centrali fotovoltaik i Karavastasë, me fuqi të instaluar 140 MW.
Sondazh

Euro ra me 0.49% ndaj lekut në gusht - E mbylli muajin në 99.65 lekë, pranë nivelit më të ulët historik
Lidion Kulla/SCAN Rënia e euros në tregun e brendshëm nuk është ndalur as gjatë muajit gusht, por megjithatë ky zhvlerësim ka qenë më i moderuar. Duket se......

5.25 mld lekë më shumë për rrugët - Ndryshimi i buxhetit/ Projektet ku shkojnë paratë, 500 mln lekë shtesë edhe për pagat
Ola Mitre / SCAN Buxheti për transportin rrugor është rritur me 5.25 mld lekë, pas rishikimit të buxhetit të shtetit për vitin 2024. Sipas tabelave të......

Detyrimet e prapambetura rriten me 9.3 milionë euro - Stoku arrin në 99 milionë euro, pushteti vendor ul barrën
Elisabeta Dosku/ SCAN Qeveria qendrore dhe ajo vendore kanë rritur stokun e detyrimeve ndaj bizneseve dhe qytetarëve është me rreth 9.3 milionë euro......

33.7 mld lekë leje ndërtimi në tre muaj - Rekord edhe për sipërfaqet. Ndërtimet rezidenciale, pjesa më e madhe e investimeve
Armela Duka/SCAN Rreth 33.7 miliardë lekë është vlera e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike në tremujorin e dytë 2024,......

Çfarë parashikojnë ndryshimet në buxhet? - Nga fondi i rindërtimit, tek investimet në infrastrukturë dhe bujqësia
Elisabeta Dosku/ SCAN Performanca e mirë në të ardhurat buxhetore përgjatë 7 muajve të këtij viti, e cila ka ardhur kryesisht për shkak të rritjes së......

Java mbyllet negativisht për valutat kryesore!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në rënie pasi në raport me dje është blerë sot me 89.5 lekë dh është shitur me 90.5 lekë sipas kursit të këmbimit......

Serbia nënshkruan një marrëveshje prej 2.7 miliardë euro me Francën për 12 avionë luftarakë!
Edel Strazimiri / SCAN Presidenti francez Emmanuel Macron nënshkroi të enjten një marrëveshje me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiç për të shitur 12......

Birra e prodhuar në hapësirë ka shije më të mirë?!
Edel Strazimiri / SCAN Pas ilaçeve dhe printimit 3D, tani po përpiqemi të prodhojmë edhe birrë në mikrogravitet, duke simuluar kushtet hapësinore në......