Çfarë parashikojnë ndryshimet në buxhet? - Nga fondi i rindërtimit, tek investimet në infrastrukturë dhe bujqësia

Elisabeta Dosku/ SCAN
Performanca e mirë në të ardhurat buxhetore përgjatë 7 muajve të këtij viti, e cila ka ardhur kryesisht për shkak të rritjes së pagave dhe të konsumit, ka bërë që qeveria të rishikojë buxhetin për herë të dytë.
Referuar aktit të dytë normativ për ndryshime në buxhetin e vitit 2024, publikuar në Fletoren Zyrtare, të ardhurat dhe shpenzimet janë rishikuar me rritje në nivelin prej 27.2 miliardë lekësh apo afro 272 milionë eurosh, ndërsa deficiti buxhetor vijon të mbetet i njëjtë në afro 57.3 miliardë lekë.
Por ku janë alokuar të ardhurat shtesë të buxhetit? Sipas aktit normativ fondi i rindërtimit shkon në vlerën e 9 miliardë lekëve, nga 7 miliardë që ishte përcaktuar në buxhetin fillestar dhe do të përdoret për të përballuar kostot për projektet e miratuara dhe të pafinancuara të viteve të mëparshme dhe pjesa e mbetur për projekte të reja.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka përfituar një pjesë të mirë të fondeve të rialokuara. Totali i buxhetit për këtë institucion arrin në rreth 64.4 miliardë lekë nga 57.1 miliardë të programuara me aktin normativ të shkurtit të këtij viti, duke pësuar një rritje prej 7.3 miliardë lekësh.
Nga të cilat 5.3 miliardë lekë janë programuar shtesë për transportin rrugor duke mbuluar investimet që po bëhen në këtë sektor dhe 2 miliardë lekë për furnizimin me ujë dhe kanalizimet. Sipas aktit normativ, njësitë e qeverisjes së përgjithshme mund të fillojnë procedurën e prokurimit të fondeve që në muajin shtator të vitit korrent, nëse fondet janë akorduar/regjistruar në sistemin e thesarit për vitin 2025 dhe në vijim, me kushtin që kjo kontratë të bëhet efektive vetëm pas miratimit të ligjit të buxhetit përkatës.
Në dokument detajohet gjithashtu, se fondi prej 600 milionë lekësh në zërin “Shpenzime kapitale” në programin “Menaxhimi i infrastrukturës së kullimit dhe ujitjes” të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural akordohet me vendim të Këshillit të Ministrave për financimin e objekteve, pajisjeve dhe makinerive të infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, si dhe veprave të mbrojtjes nga përmbytja për bashkitë.
Ndërsa fondi prej 500 milionë lekësh, akorduar në programin buxhetor “Zhvillimi rural, duke mbështetur prodhimin bujqësor, blegtoral, agroindustrinë dhe marketingun” përdoret për skemën e mbështetjes me grante për investime në ferma, në vlerën e plotë prej 1 5 miliardë lekësh që financohet edhe në vitet e ardhshme buxhetore.
Fondi për Ministrinë e Brendshme është rritur me 1.4 miliardë lekë dhe do të përdoret për kompensimin ushqimor të punonjësve të policisë dhe orët shtesë gjatë sezonit turistik.
Sondazh

Java mbyllet negativisht për valutat kryesore!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në rënie pasi në raport me dje është blerë sot me 89.5 lekë dh është shitur me 90.5 lekë sipas kursit të këmbimit......

Serbia nënshkruan një marrëveshje prej 2.7 miliardë euro me Francën për 12 avionë luftarakë!
Edel Strazimiri / SCAN Presidenti francez Emmanuel Macron nënshkroi të enjten një marrëveshje me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiç për të shitur 12......

Birra e prodhuar në hapësirë ka shije më të mirë?!
Edel Strazimiri / SCAN Pas ilaçeve dhe printimit 3D, tani po përpiqemi të prodhojmë edhe birrë në mikrogravitet, duke simuluar kushtet hapësinore në......

Ndryshimet klimatike i kushtojnë Greqisë 2,3 mld euro/vit - Moti ekstrem do të sjellë efekte negative në aktivitetin ekonomik
Kristi Ceta/SCAN Komiteti për Studimin e Efekteve të Ndryshimeve Klimatike (EMEKA) i Bankës së Greqisë vlerësoi koston e ndryshimeve klimatike të......

Jashtë bankave qarkullojnë 4 mld euro! - Në korrik 2024 regjistrohet niveli më i lartë në histori
Lidion Kulla/SCAN Paraja që qarkullon jashtë bankave në Shqipëri ka vijuar tendencën në rritje edhe gjatë muajit korrik të këtij viti dhe ka......

Ekonomia “gri” i kushton buxhetit 700 mln euro/vit - Mbi 80,000 maqedonas punojnë në sektorin informal
Kristi Ceta/SCAN Maqedonia e Veriut është një ndër shtetet me normat më të larta të ekonomisë informale në Evropë, që i kushton arkës së shtetit rreth......

Meta do furnizohet me energji gjeotermike - Marrëveshja synon të përballojë investimet në “IA”
Kristi Ceta/SCAN Pronari i Facebook, Meta Platforms, arriti një marrëveshje për të blerë energji gjeotermike nga Sage Geosystems që të furnizojë......

Kreditimi i individëve vijon me ritme rekord - Financim i lartë nga bankat, sidomos për blerje banese
Xhorxhina Deda/SCAN Huaja e re gjatë Korrikut është rritur ndjeshëm, pranë nivelit më të lartë që prej Korrikut të vitit 2018-të, kur totali i huasë së......