Ekonomia “gri” i kushton buxhetit 700 mln euro/vit - Mbi 80,000 maqedonas punojnë në sektorin informal

Kristi Ceta/SCAN
Maqedonia e Veriut është një ndër shtetet me normat më të larta të ekonomisë informale në Evropë, që i kushton arkës së shtetit rreth 700 milionë euro në vit nga tatimet e papaguara, ose 21,3 % e ekonomisë së përgjithshme të vendit. Mbi 80 mijë njerëz punojnë në sektorin joformal, kryesisht në bujqësi, ndërtim dhe tregti.
Sektori i ndërtimit përbën 16% të ekonomisë gri të Maqedonisë së Veriut. Edhe pse përqindja e ekonomisë gri në ndërtim është e lartë, më shumë se gjysma e punonjësve informalë bëjnë pjesë në sektorin e bujqësisë dhe punonjësit e papaguar të familjes, por analizat tregojnë për një normë në rritje të ekonomisë gri në tregti, hotelieri dhe turizëm.
Sjellja e qytetarëve dhe kompanive është një nga arsyet se pse ekonomia gri mbetet në nivel të lartë me vite të tëra, ndërsa nga ana tjetër një arsye është edhe toleranca e lartë e politikëbërësve që nuk luftojnë kundër ekonomisë gri.
Sipas statistikave përmbledhëse të MAK-STAT numri i punonjësve në ekonominë gri viteve të fundit ka rënë, por vazhdon të mbetet i lartë. Në vitin 2022 informalisht ka punuar 11,8 përqind e popullatës së aftë për punë, që është dy herë më pak krahasuar me 28,6 përqind në vitin 2008.
Kreu i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM) thotë se ekonomia informale është një “plagë e hapur”, e cila e privon thesarin e shtetit nga qindra milionë si pasojë e kontributeve të papaguara të sigurimeve sociale.
Rritja e pagave duhet të jetë një nga mënyrat për ta luftuar punën e padeklaruar apo të nëndeklaruar, si dhe inspektimet e shtuara në aktivitetet ku kjo ndodh më shpesh, si në hotelieri, turizëm, ndërtim e tregti.
Sondazh

Meta do furnizohet me energji gjeotermike - Marrëveshja synon të përballojë investimet në “IA”
Kristi Ceta/SCAN Pronari i Facebook, Meta Platforms, arriti një marrëveshje për të blerë energji gjeotermike nga Sage Geosystems që të furnizojë......

Kreditimi i individëve vijon me ritme rekord - Financim i lartë nga bankat, sidomos për blerje banese
Xhorxhina Deda/SCAN Huaja e re gjatë Korrikut është rritur ndjeshëm, pranë nivelit më të lartë që prej Korrikut të vitit 2018-të, kur totali i huasë së......

Gjermania nis kërkimet për litium - Synohet prodhimi i baterive për 800,000 makina elektrike në vit
Kristi Ceta/SCAN Kompania gjermane e minierave Zinnwald Lithium GmbH planifikon të ndërtojë një minierë litiumi në qytetin e Altenberg, pas kërkimeve e......

Britania ndryshon strategjinë për “IA” - Qeveria redukton investimet direkte në industrinë e re
Kristi Ceta/SCAN Qeveria laburiste e Britanisë po harton një strategji të re, me kosto të ulët për inteligjencën artificiale, duke i dhënë përparësi......

Arsyet e forta që bizneset duhet të investojnë në turizëm - Harta me 4 zonat prioritare. Nga alpet, tek portet dhe Tirana
Elisabeta Dosku/ SCAN Qeveria shqiptare u bën apel investitorëve të huaj dhe sipërmarrësve shqiptarë që të investojnë në sektorin e turizmit, duke e......

2 mld lekë shtesë për ujësjellësit - Fondi, për projektet me financim të huaj dhe detyrime të prapambetura
Ola Mitre / SCAN Buxheti për sektorin e ujësjellës – kanalizime do të rritet me 2 mld lekë, pas rishikimit të të ardhurave të miratuara në mbledhjen e......

12 mln lekë për ushtarë me paaftësi të përhershme - Ndryshimet në buxhet/ Si do bëhet sigurimi i personelit me misione ushtarake jashtë vendit
Hamit Yzeiraj/SCAN Ministria e Mbrojtjes do të sigurojë jetën e personelit të Forcave të Armatosura të dërguar në misione dhe stërvitje jashtë vendit......

Kullota me qira brenda zonave të mbrojtura - Udhëzimi: Veprimtaria të mos cenojë vlerat dhe funksionet natyrore e biologjike të territorit
Ola Mitre / SCAN Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka përcaktuar procedurat që duhet të ndiqen për dhënien me qira të kullotave që ndodhen brenda......