Shqipëria Postuar më 29 Gusht 2024, 13:27

2 mld lekë shtesë për ujësjellësit - Fondi, për projektet me financim të huaj dhe detyrime të prapambetura

Nga SCAN TV
2 mld lekë shtesë për ujësjellësit - Fondi, për

Ola Mitre / SCAN

 

Buxheti për sektorin e ujësjellës – kanalizime do të rritet me 2 mld lekë, pas rishikimit të të ardhurave të miratuara në mbledhjen e fundit të qeverisë. Ndërkohë që, kjo rritje e buxhetit ka ardhur pas kërkesës së bërë nga Ministria e Infratsrukturës dhe Energjisë, mbështetur në analizën e performancës së zbatimit të projekteve në vazhdim dhe ecurisë së projekteve të reja prioritare 2024, që kanë qenë apo janë në procedurë prokurimi.

Kërkesa për rritjen e buxhetit u paralajmërua në raportin e monitorimit të buxhetit për 4 - mujorin e patë të këtij viti, që hartohet nga MIE ku theksohej se nga njësitë e varësisë janë raportuar kërkesa buxhetore shtesë, si rezultat i krijmit rishtazi të detyrimeve të prapambetura për periudhën raportuese dhe parashikimit për shmangien e krijimit të detyrimeve të mëtejshme gjatë periudhave të mëvonshme 2024.

Po ashtu, ministria detajonte se nivel programi dhe në nivel artikulli do të kërkoheshin rreth 2.17 mld lekë lekë për detyrime të prapambetura të krijuara rishtazi sipas autoriteteve kontraktore për projekte të përfunduara dhe me fatura të dorëzuara në 4 - mujorin e parë 2024, si dhe rreth 1,21 mld lekë për projektet me financim të huaj. Në total kërkesa për buxhet shtesë për sektorin e ujësjellës kanalizimeve ishte rreth 3.38 mld lekë. Investimet në ujësjellës dhe kanalizime zënë peshën e dytë kryesore të shpenzimeve kapitale në buxhetin e Ministrisë së Infrastruktrës dhe Energjisë, me 21.1% të totalit.

 

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 29 Gusht

Rritje e lehtë për valutat kryesore!

  Dollari amerikan ka shënuar një rritje të lehtë mëngjesin e sotëm pasi në raport me dje është blerë sot me 89.8 lekë dhe është shitur me 90.8 lekë sipas......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat