Kredia për ekonominë ngadalëson rritjen në korrik - U shtua me vetëm 2.3 miliardë lekë. Biznesi “largohet” nga huaja në valutë

Xhorxhina Deda/SCAN
Kredia për ekonominë arriti në 798.3 miliardë lekë në fund të muajit korrik të këtij viti sipas të dhënave më të fundit të “Bankës së Shqipërisë”. Ndërkohë, në muajin qershor regjistroi një total prej 795.9 miliardë lekë. Pra, në harkun kohor të një muaji kredia rezulton rreth 0.3% më e lartë, më një shtesë prej 2.3 miliardë lekë.
E matur me Korrikun e vitit të shkuar, huaja këtë vit rezulton 13.3% më e lartë, me një shtesë prej afërisht 93 miliardë lekësh apo afro 900 milionë eurosh. Kjo rritje i atribuohet kryesisht zgjerimit të kreditimit të “Korporatave të tjera financiare”.
Nga ana tjetër, edhe kredia për biznesin ka shënuar një përmirësim të lehtë. Nga 447.3 miliardë lekë në qershor, ajo është shtuar 99 milionë lekë në Korrik, duke arritur në rreth 447.4 miliardë lekë. Krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të shkuar, kredia për biznesin është rritur me rreth 12.9%.
Por si paraqitet huaja sipas valutës? Nga të dhënat e “Bankës së Shqipërisë” duket se kredia në valutë është paraqitur me rënie. Në muajin Korrik kredia në monedhën e huaj për bizneset ka rënë me 0.3%, ndërkohë që kredia në lekë ka shënuar një rritje modeste me 0.4%, krahasuar me muajin Qershor
Po të shtrijmë analizën në harkun kohor të një viti shohim se huaja për bizneset në valutë është rritur me 10.4% në Korrik të këtij viti, krahasuar me Korrikun e viti 2023, ndërkohë në monedhën vendase ka patur një rritje të fortë prej 15.7%.
Sondazh

Si do të shpërndahen 500 mln lekë shtesë në bujqësi? - Nga serat e reja, tek rrjetat antibreshër dhe sektori i peshkimit
Elisabeta Dosku/ SCAN Qeveria ka miratuar një shtesë fondesh për Ministrinë e Bujqësisë në vlerën e 500 milionë lekëve. Vendim ky që ishte parashikuar......

Impianti i ujit që transformon mbetjet në energji dhe produkte të tjera!
Edel Strazimiri / SCAN Nga hapja e një rubineti deri te shpëlarja e tualetit, pak prej nesh shpesh ndalojnë të marrin në konsideratë ndikimin mjedisor......

"Nuk ka shi prej dy vitesh": Greqia e Veriut përballet me mungesë të theksuar uji ndërsa thatësira vazhdon
Edel Strazimiri / SCAN Greqia e Veriut po përballet me një krizë të konsiderueshme uji për shkak të kushteve të thatësirës së zgjatur të përkeqësuar......

Prodhimi italian i vajit të ullirit në krizë – Shkak, nxehtësia ekstreme dhe thatësira!
Edel Strazimiri / SCAN Prodhimi i vajit të ullirit në Itali, veçanërisht në rajonin jugor të Pulias, po përballet me pasojat e të nxehtit ekstrem dhe......

Rritje e lehtë për valutat kryesore!
Dollari amerikan ka shënuar një rritje të lehtë mëngjesin e sotëm pasi në raport me dje është blerë sot me 89.8 lekë dhe është shitur me 90.8 lekë sipas......

Kursimet në Shqipëri arrijnë rekord të ri - 1.31 trilionë lekë në korrik. Rritje e ndjeshme e depozitave në lekë dhe valutë
Armela Duka/SCAN Depozitat në sistemin bankar kanë shfaqur një trend të qëndrueshëm rritës gjatë vitit të fundit, duke reflektuar besimin e qytetarëve......

1 mld lekë për të siguruar makinën jashtë vendit - Por, ulet numri i të huajve që kanë hyrë në Shqipëri me automjete
Lidion Kulla/SCAN Në kulmin e sezonit turistik veror, përveç flukseve rekord të hyrjeve të të huajve në vendin tonë, vihet re edhe një tendencë në......

3.3 mld euro për dekarbonizimin e industrisë - Berlini synon t’i çojë në zero emetimet e karbonit në 2045
Kristi Ceta/SCAN Qeveria gjermane po investon 3.3 miliardë euro për dekarbonizimin e industrisë. Shuma e mësipërme do të financojë projekte për ta......