Kursimet në Shqipëri arrijnë rekord të ri - 1.31 trilionë lekë në korrik. Rritje e ndjeshme e depozitave në lekë dhe valutë

Armela Duka/SCAN
Depozitat në sistemin bankar kanë shfaqur një trend të qëndrueshëm rritës gjatë vitit të fundit, duke reflektuar besimin e qytetarëve në stabilitetin ekonomik të vendit dhe performancën pozitive të sektorit bankar.
Të dhënat e fundit për korrikun tregojnë se depozitat totale kanë arritur në 1.31 trilionë lekë, duke shënuar një rritje prej rreth 6.8% krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, kur ato regjistronin vlerën e 1.23 trilionë lekëve. Më konkretisht, është regjistruar një rritje e qëndrueshme, veçanërisht në muajt e parë të vitit 2024, me një ulje të lehtë në mars dhe prill, por me rikuperim në muajt e mëvonshëm.
Kjo rritje është ndikuar edhe nga zgjerimi i depozitave në valutë. Këto depozita janë shtuar me 5%, duke kaluar nga 684 miliardë lekë në korrik 2023 në 718 miliardë lekë në korrik 2024. Këto shifra tregojnë një interes të lartë të qytetarëve dhe bizneseve për të mbajtur kursimet në monedha të huaja, si një masë për të ruajtur vlerën e parave të tyre ndaj luhatjeve të mundshme të lekut.
Nga ana tjetër, depozitat në lekë kanë shënuar gjithashtu një rritje të konsiderueshme gjatë kësaj periudhe. Në korrik 2024 ato janë zgjeruar me 9% duke arritur në 595 miliardë lekë, nga 546 miliardë lekë që ishin në korrik të vitit të kaluar.
“Scan Intel” ka analizuar shifrat për të kuptuar lëvizjet e kursimeve gjatë 7 muajve të këtij viti. Gjatë muajve të fundit, është vërejtur një rritje më e shpejtë e depozitave, veçanërisht në periudhën nga marsi deri në korrik. Në mars, depozitat totale shënonin 1.30 trilionë lekë dhe kjo shifër u rrit gradualisht deri në 1.31 trilionë lekë në korrik. Ndërkohë që vlera më e lartë e depozitave totale u arrit në janar. Kursimet në këtë periudhë arritën në 1.32 trilionë lekë. Në të kundërt, muaji më i dobët ishte prilli ku depozitat ishin në vlerën e 1.28 trilionë lekëve.

1 mld lekë për të siguruar makinën jashtë vendit - Por, ulet numri i të huajve që kanë hyrë në Shqipëri me automjete
Lidion Kulla/SCAN Në kulmin e sezonit turistik veror, përveç flukseve rekord të hyrjeve të të huajve në vendin tonë, vihet re edhe një tendencë në......

3.3 mld euro për dekarbonizimin e industrisë - Berlini synon t’i çojë në zero emetimet e karbonit në 2045
Kristi Ceta/SCAN Qeveria gjermane po investon 3.3 miliardë euro për dekarbonizimin e industrisë. Shuma e mësipërme do të financojë projekte për ta......

Energjia diellore, burimi kryesor i rinovueshëm - Kapaciteti i prodhimit është rritur me 188% nga viti 2018
Kristi Ceta/SCAN Prodhimi global i energjisë elektrike nga fermat diellore ka tejkaluar prodhimin nga impiantet me erë që nga maji, duke shënuar......

Kina redukton termocentralet e qymyrit me 80% - Pekini kryeson botën për impiantet e energjisë së rinovueshme
Kristi Ceta/SCAN Kina, ndërtuesi më i madh në botë i termocentraleve me qymyr, shkurtoi numrin e lejeve për impiantet e reja me gati 80% në gjysmën e......

Polonia do të ndërtojë centralin e parë bërthamor - Impianti pritet të nisë prodhimin brenda vitit 2040
Kristi Ceta/SCAN Qeveria polake planifikon të caktojë 4.6 miliardë zllota (1.2 miliardë dollarë) në buxhetin e vitit 2025 për të përgatitur ndërtimin e......

Çmimet e kafesë, në nivelet më të larta historike - Kushtet e pafavorshme të motit kanë rritur kostot
Kristi Ceta/SCAN Çmimet globale të kafesë janë rritur në nivele rekord për shkak të kushteve të pafavorshme të motit që prishin të korrat, duke çuar në......

Paketë për rijetëzimin e industrisë ushtarake - Vëngu: Do të shlyhen detyrimet ndaj punonjësve dhe ish-punonjësve
Hamit Yzeiraj/SCAN Qeveria ka miratuar paketën financiare për industrinë ushtarake, me qëllim shlyerjen e detyrimeve komplekseve ndaj punonjësve dhe......

APD/ Rriten me 15% volumet e mallrave të përpunuara në 7 muaj
4.2 milionë tonë mallra janë përpunuar gjatë 7 muajve në Kompleksin portual Durrës-Porto Romano ose 15% më shumë se e njëjta periudhë e 2023. Që prej......