Kina redukton termocentralet e qymyrit me 80% - Pekini kryeson botën për impiantet e energjisë së rinovueshme

Kristi Ceta/SCAN
Kina, ndërtuesi më i madh në botë i termocentraleve me qymyr, shkurtoi numrin e lejeve për impiantet e reja me gati 80% në gjysmën e parë të 2024, zbulon raporti i grupit mjedisor Greenpeace.
Ky raport zbuloi gjithashtu se kapaciteti i kombinuar i energjisë së erës dhe diellit në Kinë prej 11.8 teravat (TW) tejkaloi kapacitetin e qymyrit (11.7 TW) për herë të parë në gjysmën e parë të vitit. Në të njëjtën kohë, Kina dha leje për 14 termocentrale qymyri me një kapacitet total gjenerues prej 10.3 gigavat (GW), një rënie prej 79.3% nga gjashtë muajt e parë të 2023.
Për krahasim, e gjithë Evropa shtoi 58 gigavat kapacitet në vitin 2023, një rritje prej 40 për qind nga viti 2022.
Kina kryeson botën në instalimet e energjisë së rinovueshme, por qeveria ka thënë se impiantet e qymyrit janë ende të nevojshme në periudhat kur kërkesa është në pikun e vet, sepse energjia e erës dhe diellit janë më pak të besueshme.
Ndërsa rrjeti i Kinës u jep përparësi burimeve më të gjelbra të energjisë, ekspertët shqetësohen se nuk do të jetë e lehtë për Pekinin të heqë dorë nga qymyri.
Qeveria ka nxjerrë një sërë dokumentesh në muajt e fundit mbi reduktimin e emetimeve të karbonit dhe përshpejtimin e kalimit drejt energjisë së rinovueshme. Në qershor, Administrata Kombëtare e Energjisë zbuloi një plan tre-vjeçar për të rinovuar njësitë ekzistuese të energjisë me qymyr dhe për t’i pajisur objektet e sapondërtuara me teknologji me karbon të ulët.
Kina po hedh sytë gjithashtu tek energjia bërthamore, pasi kërkon të përmbushë objektivat për reduktimin e karbonit. Kohët e fundit, Këshilli i Shtetit miratoi pesë projekte të energjisë bërthamore me 11 njësi dhe një kosto totale prej 200 miliardë juanësh (25 miliardë euro).
Sondazh

Polonia do të ndërtojë centralin e parë bërthamor - Impianti pritet të nisë prodhimin brenda vitit 2040
Kristi Ceta/SCAN Qeveria polake planifikon të caktojë 4.6 miliardë zllota (1.2 miliardë dollarë) në buxhetin e vitit 2025 për të përgatitur ndërtimin e......

Çmimet e kafesë, në nivelet më të larta historike - Kushtet e pafavorshme të motit kanë rritur kostot
Kristi Ceta/SCAN Çmimet globale të kafesë janë rritur në nivele rekord për shkak të kushteve të pafavorshme të motit që prishin të korrat, duke çuar në......

Paketë për rijetëzimin e industrisë ushtarake - Vëngu: Do të shlyhen detyrimet ndaj punonjësve dhe ish-punonjësve
Hamit Yzeiraj/SCAN Qeveria ka miratuar paketën financiare për industrinë ushtarake, me qëllim shlyerjen e detyrimeve komplekseve ndaj punonjësve dhe......

APD/ Rriten me 15% volumet e mallrave të përpunuara në 7 muaj
4.2 milionë tonë mallra janë përpunuar gjatë 7 muajve në Kompleksin portual Durrës-Porto Romano ose 15% më shumë se e njëjta periudhë e 2023. Që prej......

Transporti i mbetjeve të rrezikshme - Balluku: Porti i Durrësit s’ka lidhje me procesin, shërbimi kryhet nga koncesionari
Ola Mitre / SCAN “Porti i Durrësit nuk ka përgjegjësi në drejtim të transportit të mbetjeve të rrezikshme”. Deklarata u bë nga ministrja e......

13 milionë euro për policinë, shtesë fondesh për fermerët - Rishikohet buxheti për herë të dytë/ Si do të shpërndahen paratë?
Elisabeta Dosku/ SCAN Performanca pozitive në mbledhjen e të ardhurave, ka bërë që qeveria të rishikojë buxhetin për herë të dytë këtë vit, duke bërë......

Paga minimale në Kosovë rritet në 350 euro - Vendimi i qeverisë hyn në fuqi nga 1 tetori
Lidion Kulla/SCAN Qeveria e Kosovës vendos rritjen e pagës minimale bruto në 350 euro. Vendimi u njoftua nga kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e......

Sa netë qëndruan vizitorët në strukturat akomoduese? - Një turist u akomodua mesatarisht 2 netë përgjatë gjashtë muajve të parë
Xhorxhina Deda/SCAN Shifrat nga “Instituti i statistikave” tregojnë se në gjysmën e parë të vitit 2024 numri i vizitorëve në strukturat akomoduese u......